Ballina Aktualitet Nё prag tё agut, gjithmonё errёsira mbledh forcat – Nga ambasador dr....

Nё prag tё agut, gjithmonё errёsira mbledh forcat – Nga ambasador dr. Islam LAUKA – Prishtinë

Tё dashur miq,

Sapo Kuvendi i Kosovёs, me 82 vota pro, rrёzoi qeverinё Kurti. Tandemi i hijenave tё rryera tё pushtetit tё vjetёr, Hashim Thaҫi dhe Isa Mustafa, e bёri punёn e vet. Standardi i ri i qeverisjes sё ndershme dhe tё pёrgjegjshme, i vendosur nga Albin Kurti (dhe Vjosa Osmani), ishte i padurueshёm pёr ata dhe tarafin e tyre.
Kuvendi rrёzoi qeverinё, por jo Albin Kurtin. Jam i bindur se ai do tё ringrihet edhe mё i fortё, edhe mё i vendosur se tani.
Kuvendi rrёzoi qeverinё, por jo popullin, i cili, nё zgjedhjet e ardhshme, me siguri, do tё dijё t’i ndёshkojё, njё herё e pёrgjithmonё, ata qё u pёrpoqёn t’a kthejnё Kosovёn nё njё vend tё banueshёm vetёm pёr pushtetarёt e korruptuar, pёr hajdutёt dhe kriminelёt, por jo edhe pёr njerёzit e thjeshtё.
Me rrёzimin e qeverisё Kurti, krizёs sё shkaktuar nga covid-19, iu shtua edhe kriza institucionale.
Por do t’i kalojmё tё dyja. Nё prag tё agut, gjithmonё errёsira mbledh forcat dhe bёhet mё e plotё. Megjithatё, nё ballafaqimin e tyre, fitues gjithmonё del agimi.