Ballina Kulturë UNË DHE ZOGU I NDËRRUAM VËNDET – Nga Mhill Marku

UNË DHE ZOGU I NDËRRUAM VËNDET – Nga Mhill Marku

Gjithëmonë zogjt i kam dashtë
Dhe ndrye i kam shpesh në kafaz
Sa herë donin të dilnin jashtë
Unë i pershendesja buzagaz !

Dhe fluturonte cep e më cep
Tundte koken shihte me maraz
Sikur më thonte: deren a ma hap
Unë i thoja: je mirë këtu në kafaz!

Ai rrinte ditë e natë i mbyllur
Per inat lëshonte ndoj cicërimë
Tamam siç jam unë sot i lidhur
Dhe me pëllëmbë e mas shtëpinë!

Sot në mëngjes akoma pa zgjuar
Zogu me sqep në dritare më çukiti
A e din ti se kohet kanë ndryshuar
Dhe harlisej zogu, i tundej bishti !

E pranova ashtu,dashtë e pa dashtë
Dhe shpirti mu mbush me maraz
E shikon më tha: unë fluturoj jashtë
Ndërruem vendet: tani rri ti në kafaz!!

Kokëulur e pranoj o zog i dashur
Lirinë tënde unë kurr s’e kam ditë
Fluturo ti pyjeve me ajer të paster
Se mue më futi në kafaz virusi covid!

S’ka gjë se do merzitem si ti dikur
Veç virusit i kerkoj të më bëj një nderë
Më mirë më merr mua nëse je burrë
Largohu e hap dyer e dritare per të tjerë!

                ————

-Për Limit.al nga Shengjini, Mars 2020-

(Në foto: Poeti mirditor Mhill Marku)