Ka një shqetësim në rritje për ekspozimin e mjekëve dhe stafit shëndetësor ndaj COVID 19. Rastet e konfirmuara të mjekëve të prekur nga Covid dhe të vetëkarantinuar janë shtuar.
Mjekët dhe infermierët janë mburoja jonë, janë garancia për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë tejet kritike.
Paisja e personelit shëndetësor me të gjjthë mjetet e duhura mbrojtëse si dhe masat urgjente për të ngritur ambjente të veçanta në spitalet rajonale për të pritur dhe trajtuar personat që mund të jenë prekur nga COVID 19 janë mënyra e vetme për të mbrojtur stafin mjekësor dhe pacientët që kanë nevojë për trajtim.
Ndërkohë është urgjente garantimi i kiteve dhe pajisjeve testuese. Sa më shpejt të identifikohen bartësit e këtij virusi aq më e lehtë bëhet kufizimi i përhapjes dhe trajtimi i të prekurve. Nuk duhet pritur kurrsesi që situata të përkeqësohet, duhen marrë masa energjike para se të jetë tepër vonë.