Ballina RavijĂ«zime Corona Virus: Preludi i “ITALEXIT”????- Opinion personal nga Paulin Z. Zefi...

Corona Virus: Preludi i “ITALEXIT”????- Opinion personal nga Paulin Z. Zefi – LezhĂ«

?? Italia, falë pozicionit të saj gjeografik dhe mjedisit natyror, është padyshim vendi më i bukur në botë, në çdo aspekt.

?? As Athina, as Parisi, as Berlini, as Londra, as Madridi, as Brukseli, as Amsterdami apo ndonjë metropol tjetër europian nuk është “Kryeqendra e Qytetërimit Perëndimor dhe e Botës së Krishterë”, por kjo është Roma, “Qyteti i përjetshëm”.

?? Italia është Djepi i Artit, Kulturës, Letërsisë, Shkencës, Arkitekturës, Kuzhinës, Modës, Estetikës etj.etj. Imagjinojeni se si do të ishte sot Europa dhe mbarë bota, pa Iluminizmin dhe Rinascimento-n!… Skëterrë!

?? 70% e aseteve të Trashëgimisë Kulturore Botërore gjenden në Itali (40% në Firenze) dhe vetëm një lagje e vogël e Romës, Firences apo Venecias, ka më shumë Monumente Kulture se sa Parisi, Londra dhe Berlini të marra së bashku!

?? Gjermania, Franca, Spanja dhe Anglia shesin mend pareshtur, duke ju prezantuar botës me site arkeologjike dhe monumente të antikitetit, por dihet se mbi 90% e këtyre pasurive janë të ndërtuara nga romakët. Prej nga ishin romakët?!….

?? Nuk po flas për Gjuhën Latine, sepse dihet rëndësia dhe roli i saj!…
Kurse pasardhësja e saj: “L’italiano, non è una lingua ma è musica”.

?? Përsa i përket zhvillimit ekonomik, Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industrializuara te botës dhe renditet e katërta në Europë.

?? Pasaporta Italiane, në vitin aktual 2020, vlerësohet si pasaporta e katërt më e respektuar në botë (e para, Pasaporta Japoneze).

?? Italia, ka rreth 3 dekada, që mban barrën kryesore në B.E. në përballimin e fluksit të emigrantëve klandestinë dhe trafiqeve të ndryshme.

?? Italia, është vendi i parë në botë krahas SH.B.A. që ndërhyn për të kontribuar gjatë krizave humanitare. Edhe për Shqipërinë, ishte vendi i parë, që na erdhi në ndihmë në vitet 1990-1991 dhe gjatë vitit të brishtë 1997. Mos të harrojmë as tërmetin e 26 nëntorit 2019 etj.etj. Po ashtu, në mars të vitit 1999, ishte pikërisht Italia shteti i parë që u vetëofrua me aeroportet e saj, duke i vendosuar ato në dispozicion të flotës ajrore amerikane dhe aleatëve (NATO-s) ku përfshihej edhe ajo vetë, për të zhvilluar misionet e bombardimit të objektivave ushtarake serbe të kriminelit Sllobodan Millosheviç. Italia, është një Atdhe i dytë për shumicën e shqiptarëve të Diasporës dhe Mërgatës.

?? Sot Italia, siç po e shohim të gjithë, po përballet me agresivitetin gjithnjë në rritje të Corona Virus dhe asnjë shtet i B.E. nuk po i vjen në ndihmë!… Hipokritë, të pashpirt, oportunistë, meskinë dhe totalisht të paaftë e, sidomos Gjermania dhe Franca. Përveç faktit se Italia është një nga vendet themeluese të Bashkimit Europian, ajo gjithashtu gjatë kësaj periudhe historike më shumë ka kontribuar dhe sakrifikuar se sa ka përfituar prej B.E., por thjeshtë ka shërbyer si “satelit” i Gjermanisë dhe i Francës, shtete të cilat janë përfituesit e vërtetë dhe të pangopur të kësaj krijese të çuditshme me emrin “Bashkimi Eutopian”.

?? N.q.s. ishte zhvlerësimi i Poundit Britanik (£££), i cili shkaktoi daljen e pashmangshme të Mbretërisë së Bashkuar nga B.E. , tani do të jetë Corona Virus ose Covid-19, i cili do t’i paraprijë procesit të daljes së Italisë nga B.E.

Qofsha i gabuar!