Ballina Aktualitet UGLANIN NË MYNIH: KONCEPTI I VENDOSJES SË STATUSIT SPECIAL PËR SANXHAKUN...

UGLANIN NË MYNIH: KONCEPTI I VENDOSJES SË STATUSIT SPECIAL PËR SANXHAKUN ËSHTË KËRKESË LEGJITIME!

Për herë të parë në këto dy deceniet që lamë pas, LDK– Dega në Gjermani dhe shoqata kulturore “Sali Çekaj” ka organizuar një tryezë të rrumbullakët për çështje e Sanxhakut dhe çështjes shqiptare atje.

Tubim madhështor në Mynih të Gjermanisë i organizuar për nderë të kryetarit të PAD- it , Z. Sulejman Uglanin nga Sanxhaku dhe veprës historike të Ismet  Azizit kushtuar Kolosit të Sanxhakut Aqif  Blytës.

Për herë të parë në këto dy deceniet  që lamë pas, LDK– Dega në Gjermani dhe shoqata kulturore “SaliÇekaj” ka organizuar një tryezë të rrumbullakët për çështje e Sanxhakut dhe çështjes shqiptare atje.

Kryetari i PAD-it (SDA)  të Sanxhakut dr. SulejmanUgljaninMynih prezantoi konceptin e vendosjes së një statusit special  për Sanxhakun si një entitet politik territorial me qytetarë dhe popuj të barabartë.

Z. Sulejman Uglanin u ka bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që ta mbështesin këtë status, siç theksoi ai, këtë kërkesë të ligjshme për të ardhmen e Sanxhakut.

“Statusi special në këtë formë parashikon krijimin e institucioneve dhe mekanizmave të tjerë efektivë që do të garantojnë siguri për terrori dhe do të parandaloj shtetin serb dhe krimet e tjera kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve  në Sanxhak dhe nuk do të përsëriten kurrë”, tha Uglanin.

Uglanin definoj konkretisht  çështjen e zgjidhjes së statusit të Sanxhakut  të parashtruara në  nëntë pika  bazë, si koncept për krijimin e bashkëpunimit afatgjatë midis qytetarëve dhe popujve autokton  në Sanxhak dhe diasporën e tyre në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës e Amerikës.

Përveç liderit të PAD-it ( SDA) për Sanxhak SulejmanUglanin, në panel morën pjesë edhe gazetari i Top Chanel nga Tirana Marin Mema, kryetari  i shoqatës “Kosovës për Sanxhakun” Ismet Azizi dhe përfaqësues të organizatës nga  Sanxhaku  Jugor , gjithashtu nënkryetari Ali Daci dhe Haxhi Lajqi.

Tribunën  e udhëhoqi  kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Gjermaninë Osman Ferizi.

Kësaj tribune i parapriu  një program kulturor shume orësh i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe në Diasporë  nga mërgimtaret e  Sanxhakut dhe të  Kosovës, kushtuar 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Nga qarqet politike në Novi Pazar, të afërta  me pushtetin  qendror në Beograd, por edhe  mjetet  informative në Serbi, pjesëmarrjen  e Dr. Sulejman Uglanin në  këtë tribunë në Mynih, u komentua dhe po vazhdon të komentohet si “tjetërsim i  boshnjakëve të Sanxhakut dhe shkrirje e tyre në korpusin kombëtarë shqiptarë”.

Uglanin përmes mediave sociale njoftoi  se takimi kishte të bënte me Sanxhakun, statusin special për Sanxhakun, Boshnjakët, Shqiptarët, Aqif Effendi Blytën, nacionalizmin serbomadh,   problemet dhe  çështjet e pazgjidhura të qytetarëve të Sanxhakut.”Ne presim që Sanxhakut t’i kushtohet shumë më tepër vëmendje në ditët  në vazhdim”

Duke paraqitur fakte për popujt e rajonit të Sanxhakut,  udhëheqësi i tribunës Z: Osman Ferizi ua mundësoj të pranishmëve, e që ishin në numër të madh,  të marrin pjesë aktive në këtë ngjarje  duke shtruar pyetje rreth çështjes së Sanxhakut, statusit të sanxhaklinjve dhe të drejtat e tyre nën Serbi.

Në pyetjet e shumta u përgjigj Z. Sulejman Uglanin, gazetari  Marin Mema, Mr. Ismet Azizi dhe Ali Daci ku u dhanë sqarime të shumta dhe propozime për të ardhmen.

Duke vlerësuar lart organizimin dhe interesimin e mërgimtarëve Z. Sulejman Uglanin  në vazhdimësi sqaroj se çfarë është Sanxhaku, ku ndodhet ai territor, sipërfaqja dhe kufijtë. Sanxhaku i N. Pazarit deri në vitin 1878. ishte brenda Shtetit të Bosnjës. Gjuha zyrtare ishte gjuha bosniane përkatësisht boshnjake. Në Kongresin e Berlinit në 1878, Sanxhaku i  N. Pazarit  u nda nga Bosnja si Separatum Corpus me kufij ndërkombëtarë të përcaktuar midis Serbisë dhe Malit të Zi, të cilët u njohën atëherë. Koncepti për krijimin e një bashkëpunimi afatgjatë midis qytetarëve dhe popujve  Autokton  të Sanxhakut dhe me diasporën e tyre , ai e ndau në nëntë ( 9) pika strategjike të zgjidhjes së çështje së Sanxhaku , siç vijon :

1. Përkrahja për Statusin Special. Të legalizojnë e drejta e kthimit të shqiptarëve dhe boshnjakëve  autoktonë në Sanxhak.

2.– Përkrahja e Organizatën “Kosova për Sanxhakun”.

3. Hapja e Programeve të studimore për Sanxhakun në Universitetet e Shqipërisë, Kosovës,  B dhe H dhe vendet e tjera fqinje.

4. Financimi i studimeve Master dhe Doktoratë për Sanxhakun.

5. Financimi i Ekskursioneve për studentët nga Sanxhaku në Shqipëri, Kosovë, B dhe H dhe vendet  tjera fqinje.

6. Financimi i Letërsisë, Teatrit dhe Filmit  për  Sanxhakun.

7. Vendosja e bashkëpunimit familjar dhe martesave.

8. Vendosja e Korridorit Ekonomik të Sanxhakut dhe Kosovës.

9. Bashkëpunimi kulturor  e arsimor.

Pikat e rekomanduara nga Z. UGLANIN u mbeshtetenplotësisht nga pjesmarresit e këtij takimi.

/Ismet Azizi/