Ballina Ravijëzime Masave drastike u duhet përgjigjur me vendime dhe drejtim agresiv – Nga...

Masave drastike u duhet përgjigjur me vendime dhe drejtim agresiv – Nga QAZIM SELIMAJ

Për nevoja familjare vendosa të dal përkohësisht nga kjo që po i thonë vet karantinë dhe te shkoj në treg. Çfarë pashë?
Njerëz pa mbrojte (maska dhe doreza), fruta dhe perime ne tezga. Shumë qytetarë më maninë e zgjedhjes i preknin me dorë jo një herë por disa herë. Zot ruana.
E dyta, çmime te çmendura, pa asnjë logjikë dhe arsye. Për një pjesë jo të vogël të shoqërisë tonë kërcënuese sa vete COVID-19-ta.
Në këto kushte i bëj thirrje dashamirëse kryeministrit të vendit tim, që personelin kyç të drejtimit dhe administratës shtetërore ta ktheje në zyra. Dilni nga vet karantina dhe shkoni në zyrë. Zyra duhet te jetë vend i karantinës Tuaj. Ju përveç benifiteve që keni duke qene ne poste kyç , keni dhe përgjegjësi dhe duhet te pranoni rriskun, sidomos për situata të vështira si kjo qe jemi përfshirë si shtet dhe si komb.
Kryeministri thotë se është luftë. Po….drejtë e ka, është gjendje lufte. Po ne luftë vendi i vendimmarrësit, i drejtuesit ne pozicione kyç është vendi i punës. Ajo është Vend Komanda e zhvillimit të operacionit dhe kusht i panegucueshem per fitore.
Prej aty drejtoni me dorë të hekurt për zbatimin e ligjit dhe masave te imponuara nga situata e rende e krijuar nga pandemia COVID-19. Mendoj se ashte koha të hiqni dorë nga drejtimit ne distancë, shkoni ne terren dhe përshtatur me gjendjen e krijuar detyroni të gjithë shitësit të shesin mallra të paketuara përfshi frutat e perimet. Qeveria duhet të alokojë fond emergjence për paketimin. Dhe njëherazi vendosni nën kontroll çmimet. Me akt normativ duhet që të gjitha mallrat dhe shërbimit që lidhen me situatën të vendosen përkohësisht nën sanksionin e çmimit tavan. Këtu duhet përfshirë produktet baze, frutat, perimet si dhe medikamentet dhe pajisjet shëndetësore. Duhet te ketë taksë forcë ad hooc e cila ti mbajë nën mbikëqyrje grosistet e mëdhenj e te vegjël si dhe të gjitha tregjet, marketet e barnatoret. Kjo duhet bërë dhe ka rendësi sa pjesa tjetër e operacionit që është sistemi shëndetësor dhe vetizolimi ne shtëpi. Le te shërbej si shembull pozitiv shërbimi shëndetësor.
Zoti Kryeministër! Në këtë vend, pra ne vendim tim dhe ne vendin tënd, ku humanizmi nga këta shpirtkazmë që të zënë kafshatën në fyt shihet si zgjebe, e keni shansin ti jepni fund kësaj maskarade të rritjes së çmimeve në prag festash dhe ngjarjesh të renda. Duke shfrytëzuar qoftë edhe të keqen që na ka trokitur ne derë tregojuni se ka shtet. Te jeni i sigurte se e keni me vete perëndinë dhe njerëzinë. q.s 14.03.2020.