Miku im, poet
M’u lut dje,këmbnguli
Mos të shkruaj kurrë vargje
Për terrin,për natën
As për hijën e zezë
Pastaj vijoi prapë,
“Ik prej lotëve”-ç’je tekur pas tyre
Mos u mer me Danten,as me Ferrin
Lëre Beatriçen në amshimin e saj
Ndoshta e tepron me dashurinë
Je plakur,je zbardhur i tëri
Anise të ka mbetur akoma një bukuri e tharë,
E frymon vetëm përmes poreve të rrudhta
Foli miku poet
Dhe pas shakasë
Plasi e qeshura e gjatë
Mbi hijen e trishtë të virusit ndër ne…
Një varg dashurie vetoi zjarrshëm
Shpellave të heshtura të zemrës
Qeshnin rrudhat,luginat e ballit
E papritura rrinë varur si strajcë mjerimi
Një ditë virustet do na përpijnë
Si krimbat e Spasses….
Gjakove,mars,2020