Amza boshnjake ka kërkuar tërheqjen e Ugljanin nga udhëheqja e KNB për shkak se mbështetë“shqiptarizimin”
Admir Mutoviq këshilltar në Këshillin Kombëtar Boshnjak, në emër të Amzës boshnjake, kërkoi tërheqjen e Sulejman Uglanin nga Këshilli Kombëtar Boshnjak, sepse siç thotë ai veprimin destruktivdrejt shkatërrimit të këtij institucioni të rëndësishëm kombëtar të popullit boshnjak, kulminacioni i të cilit po ndodhu kohëve e fundit me angazhimin e Uglaninit në projektin e ashtuquajturin”Shqiptarizimin” e boshnjakëve të Sanxhakut..
Amza boshnjake (Maticabošnjačka), lista e cila është pjesë e Këshillit Nacional Boshnjak të Boshnjakëve në Serbi, kërkon nga Sulejman Uglanin të tërhiqet menjëherë nga ky organ, themelues i të cilit është, në mënyrë që të ndalohen veprimet e mëtejshme destruktive në kuptimin e shkatërrimit të gjithçkaje që përfaqëson institucioni. Një nga arsyet kryesore pse ne kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të Sulejman Uglanin nga KKB (BNV) është prania e tij në tubimin e Mynihut. Në atë tubim, stema e Sanxhakut, sipas tij, u përdhos brutalisht thotë Muratoviq në konferencën me gazetarë.
“Pra, simbolet që përfaqësojnë një popull janë shumë të rëndësishme dhe është për t’u habitur që ata që, pothuajse deri në atë ngjarje, kishin argumentin e tyre kryesor për t’i sjellë, edhe pse stema e Sanxhakut ka ekzistuar që nga vetë ekzistenca e Sanxhakut, duke sjellë flamurin dhe stemën dhe kështu presidenti i tyre tregon mos respektimin e simboleve të Sanxhakut. Unë shtroj një pyetje logjike, çfarë do të ndodhte dhe cili do të ishte reagimi në atë tubim nëse diçka e ngjashme do të tentohej me stemën shqiptare apo flamurin shqiptar. Ky moment është arsye e mjaftueshme që Uglanin të tërhiqet nga pozicioni i tij ” shtoi Muratoviq.
Dr. Muratovic tha se angazhimi i Uglaninit në procesin e të ashtuquajturit. “Shqiptarizim” ka për qëllim veprimin destruktiv në drejtim të shtresimit të qenies kombëtare boshnjake.”Natyrisht, përpjekje të tilla nuk janë një risi, përgjatë shekullit të 20-të populli boshnjak dëshmoi përpjekjet e ‘serbizimit” dhe “kroatizimit” për sa i përket asimilimit të tyre kombëtar në shekullin e 20-të. Unë besoj se një nga qëllimet kryesore të Sulejman Uglaninit është t’a përçaj popullin boshnjak dhe shqiptar për interes të një pale të tretë. Thjesht nuk ka asnjë arsye për të besuar se kjo që po ndodh është politika zyrtare shqiptare ndaj Sanxhakut. Në emër të “shqiptarizimit”, shfaqen disa persona të dyshimtë nga Kosova që nuk kanë mbështetje zyrtare të elitës politike, intelektuale e shpirtërore të Kosovës “.
Është me rëndësi kujt i japim mbështetje dhe në çfarë mënyre, sepse ndonjëherë përkrahja dhe vlerësimi i gabuar mund të jetë i keq për popullin dhe vetë komunitetin, porositë Muratoviq. Muratoviq shtoi se është i shqetësuar për heshtjen e koalicionit “Vakat” në lidhje me këtë, siç thekson ai, veprime të pa tolerueshme.
“Ftojmë z. Ljajiq, këshilltarët e koalicionit “Vakat”, pa marrë parasysh se çfarë shantazhe përjetojnë, të cilët vetë kanë thënë që është kështu, të mos mbështesin më Sulejman Uglaninin dhe të tërhiqen nga projekte të tilla të çmendura, sepse natyrisht pasojat do të jenë shumëfishta” thotë Muratovq, transmetojnë mediat në Sanxhak.
/I. Azizi/
__________________________
OJQ ” Kosova për Sanxhakun” NVO ” Kosovo za Sandzak” NGO ” Kosovo for Sanjak”
Rr. ” Bulevardi i Pavarësië ” Solioteri IV/8
tel. : +38344302607
tel.
wiber
+38349301656
60000 Gjilan
Kosovë