Ballina Kulturë TË PËRSHËNDES ME DORË NË ZEMËR! – Nga Migena ARLLATI

TË PËRSHËNDES ME DORË NË ZEMËR! – Nga Migena ARLLATI

Nuk do puthemi më mike e dashur,
s’ka më as përqafime,
shoqërimi, shtrëngimi mes nesh
tashmë i përket arkivimit,
me kokën mënjanë do flasim
si të ishim njerëz tinzarë,
nuk është gjarpri me mollën e ndaluar
një tjetër gjarpër helmon jetët tona

Ka aq shumë mikrobe rreth nesh,
kaq shumë molekula virusalë
që turren e dynden nga ti drejt meje
për t’më puthur në hundë,
në sy, në gojë e gjithkund

Tani, që grimcat Covid 19 na duan,
na pushtojnë, na mbysin,
do të t’përshëndes me dorën në zemër,
dhe pëllëmbët e ngurtësuara
më njomen nga djersët në lutjen e gjatë
për botën e madhe të jetëve tona të vogla

E ju, që deri dje ikët nga dashuri e njerëzve,
sot gjeni rrugë arratie nga kthetrat virusalë!

13.03.2020