Autoritetet shqiptare kanë marrë vendim që të ndalohet hyrja e veturave nga Kosova.
Ky vendim është marrë si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.
Përjashtim në këtë vendim bëjnë veturat e shëndetësisë, veturat komerciale dhe veturat qeveritare.
Vendimi ka filluar së aplikuari që nga ora 06.00 e mëngjesit të sotëm. Vendimi aktualisht është në fuqi deri me datë 15 mars, në ora 24:00.
“QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.
1.Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës.
2. Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale ( ata të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.
3. Kjo masë do të zgjasë deri më datë, 15/03/2020 në ora 24.00: thuhet në vendimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.