Ballina Ravijëzime Familja Nokshiqi kontribuoi brez pas brezi për Çështjen Kombëtare Shqiptare

Familja Nokshiqi kontribuoi brez pas brezi për Çështjen Kombëtare Shqiptare

-Fjalë Përshendetje përcjelljeje nga autori i kompozimit-pikturës për Nokshiqin e Nokshiqasit, nga akademik Xhafer B. Peci –

Përshendetje,  

 Si krijues i kësaj  vepre artistike nuk e kisha të lehtë ta përfshija një histori aq madhështore sa është historija jonë, por falë Heronjve tanë, Artit  dhe Historisë sonë të lavdishme, gjeta inspirimin e forcen për krijimin e saj. 

Historia jonë e lavdishme mbi 500-vjeçare, me luftëra për Liri, nisur nga Skënderbeu e vulosur nga Adem Jashari përjetësisht.  

Përgjatë kësaj kohe Shqiptarët dhanë shumë për lirinë e Atdheut, pjesë e së cilës ishte edhe Familja Nokshiqi, e cila kontribuoi  brez pas brezi për Çështjen Kombëtare. Historitë e të bëmave heroike nga kjo familje janë mjaf të shumta. Kontributet e tyre vazhduan brez pas brezi: Bali Bajram Nokshiqi, Ismail Nokshiqi e shumë antarë të fisit të tyre ia kushtuan një jetë të tërë Çështjes Kombëtare.  

Në Betejën historike të Nokshiqit, më datën  8 janar të vitit 1880, Shqiptarët të bashkuar nga shumë  vise të trevave tona, edhe pse më të pakët në numër, arritën që t’i mundin forcat Malazeze. 

Pasardhësit e tyre, në krye me Din Nokshiqin e Zekë Nokshiqin, vazhdojnë të kontribuojnë edhe sot për Çështjen Kombëtare, edhe pse larg Atdheut të tyre. 

Për mua, si Artist, krijimi i kësaj vepre, e cila gjindet pranë Jush, është një ëndërr e kahmotshme, tashmë e bërë realitet.

     Zoti i bekoftë Shqiptarët kudo që janë!

 

     Me Respekt 

 

Akademik XHAFER B. PECI 

 

Boletin, Mitrovicë, 2020