Në Kinë po dezinfektojnë edhe paret (juen), për t’u mbrojtur nga koronavirusi, njoftoi televizioni francez.
Në skajin tjetër të planetit, në Kili, qe një muaj prodhojnë pa pushim maska, i mbajnë në gatishmëri. Ndalohet eksporti i tyre. “Na duhen për njerëzit tanë”.
Amerikanët deklaruan: çështja nuk është a do të hyjë koronavirusi në Amerikë, çështja është kur do të hyjë.
Qeveria jonë e dashur fjalët për virusin i quan “telebroçkulla”. I pari i saj, me seriozitetin e admirueshëm të një infermieri të lagjes, poston një video me këshilla të OBSH dhe na jep gajret: “Zbatojini këto, pa do ta kalojmë edhe këtë flamë”.
Ani pse shqiptarët nuk venë dot as maska mbrojtëse. Sepse s’ka maska. S’ka as dezinfektues duarsh.
Faleminderit qeveri e dashur, na mbron me tele-gajret.