Ballina Bota Koronavirusi/ Shkencëtarët kinezë krijojnë robotin që shpëton jetë

Koronavirusi/ Shkencëtarët kinezë krijojnë robotin që shpëton jetë

Një ekip shkencëtaresh kanë krijuar një robot që mund të shpëtojë jetë gjatë epidemisë së koronavirusit, dhe zëvendëson detyra që kryhen zakonisht nga doktorët dhe infermierët.

E krijuar nga ekspertë nga universitetet më të mira të Kinës, kjo pajisje, që i ngjason një krahu robotik, është në gjendje të bëjë trajtime me ultratinguj, të marrë kampione për analiza dhe të kontrollojë pacientët me Covid-19.

Duke përdorur këtë robot, në të cilin gjenden dhe kamera, personeli mjekësor shmang kontaktin e drejtpërdrejtë me të infektuarit duke ulur dhe mundësitë e përhapjes.

Përpjekjet për krijimin e këtij roboti nisën gjatë muajit shkurt dhe u finalizuan në ditët e para të marsit dhe testimet e para u kryen në spitalin e Pekinit në Kinë.