Situata me koronavirusin COVID-19 ka shkaktuar frikë mes qytetarëve. Numri i të prekurve në nivel global ka shkuar rreth 100.000 persona sipas OBSH-së, ndërsa rreth 3.000 persona kanë mbetur të vdekur.
Kjo ka bërë që shumë shtete të shpallin gjendjen e emergjencës dhe shumë të tjera të ndalojnë mbledhjet masive të njerëzve për shkak të frikës së përhapjes së virusit. Pamjet nga satelitët tregojnë se çfarë impakti ka pasur koronavirusi nëpër aktivitete të ndryshme përreth botës.