Ballina Aktualitet SHPALLEN QYTETAR NDERI I TROPOJËS FAMILJA JASHARI DHE ZARIFE HASANAJ

SHPALLEN QYTETAR NDERI I TROPOJËS FAMILJA JASHARI DHE ZARIFE HASANAJ

Mengjesi i 5 Marsit 2020 Malesin e Gjakoves Tropojen u zgjua me këngë e valle.Në piken doganore Shqipëri-Kosove (Morine) kishte dalur Kryetari i bashkisë Tropojë Z Rexhë Byberi me një grup intelektualësh dhe veteranësh, ku shoqërohej nga ansambli i këngeve dhe valleve të Tropojes, për të pritur delegacionin e ardhur nga Kosova. Takimin e parë Z Rexhë Byberi e bëri me Lulzim Adem Jashari dhe Familjen Jasharaj si dhe me ish Presidentin e Kosoves Z Fatmir Sejdiu dhe delegacionin që e shoqeronin. Pas një programi artistik pjesmarrsit u drejtuan drejt qytetit te Alpeve Bajram Curri. Në emer te Familjes Jashari dhe te bashkisë Bajram Curri u vëndosen kurora me lule tek lapidari i Heroit të Popullit Bajram Curri. Kryetari i bashkisë Z Rexhë Byberi i dhuroj një Shqiponjë Z Lulzim Adem Jashari.Populli i Malësisë së Gjakovës me kënge dhe valle shoqeruan delegacionin e Kosovës për tek Pallati i Sportit. Me këtë rast Z Rexhë Byberi dorëzoj Z Lulzim Adem Jashari titullin e lartë Qytetar Nderi i Tropojës Familjes Jashari. Z Rexhë Byberi nder te tjera tha: << Eshte emocion i madh per mua por dhe krenari e privilegj i veçante qe te kemi sot ne mesin tone nje Familje me lavdi dhe madheshti sa vete lavdia dhe madheshtia e kombit tone, Familjen Jashari nga Prekazi i Kosoves. Po ashtu ndjehem i bekuar qe me jipet rasti fatlumqe ne cilesin e Kryetarit te Bashkisë se Malësis sëGjakoves ti dorzoj sot Mirnjohjen me te lartë qe akordojme “Nderi i Tropojës Familjes Jashari“ Ky titull ështe simbolika më modeste qe mund te bëhet për te nderuar ketë derë heroike që me jetat e bijeve dhe bijave të sajë i hapi Kosoves deren e Lirisë dhe Pamvarsisë. Qoft në jet të jeteve e nderuar dhe e bekuar kjo Familje e Shëjntë e Shqipërisë.>> Dukë marrë titullin e latrë Z Lulzim Adem Jashari tha: << Marsi, me gjithse muaji që paralajmron pranveren, mund te jet i ftohtë, por mund te jet edhe shpresdhënës duke paralajmruar ndryshimet që do të vinë. I tiell ishte muaji Mars, i cili paralajmëroj shpresen dhe vendosmerinë tonë për çlirim, por njëkohësisht edhe rrugen e vështir që na priste. Pra, Marsi i historis sonë i ka dhenë ngjarje që na i ngrohin zemrat, që na i shtojnë shpresat dhe na e rritin krenarinë. Marsi jo vetem që gjallëron natyren, por gjallëron edhe njerzit, edhe popujt dhe shpresat e tyre. Me Nënëtorin dhe Marsin lidhen shpresat tona, vuajtjet tona, heroizmat e popullit tonë, rruga e tijë drejt lirisë, çlirimit dhe bashkimit. Në ketë rrugë vuajtjesh dhe heroizmash populli shqipëtar deshmoi se ishte i gatshem të sakrifikoi shumë për të ruajtur qenien e tijë, identitetin e tijë. Gjat kitijë rrugëtimi u shquan një numër i konsiderushem figurash që vunë në sherbim te atdheut gjithçka patën, madje edhe jeten e tyre. Mundi dhe gjaku i tyre sot qëndrojn fuqishem në themelet e kombit shqipëtar, në thelbin e identitetit tonë. Historia pa heronj nuk ka ashtu siç nuk ka ardhmeri te ndritur pa u mbeshtur në flijimin e tyre, prandaj ështe obligimi ynë, moral dhe kombëtar, që ti ndriçojmë, ti perkujtojmë, ti nderojmë heronjët tanë dhe ti thërrasim ata sa her që historia na vë perpara situata të rënda. Jemi te sigurtë se Ata do të na pergjigjen gjithmonë dhe me shembullin e tyre do të na ndriçojnë mëndjen dhe do te na i forcojnë zemrat. Kështu Ata do të jenë gjithmonë nësherbim te Kombit. Ju duke nderuar Familjen Jashari nderoni luften e Kosoves per liri, nderoni sakrificen shekullore të Kosoves, nderoni gjith deshmoret dhe heronjet e saj.

Vetem te bashkuar mund të arrijmë synimet tona, se vetem te bashkuar mund te sigurojm te ardhmen e ndritur per veten dhe per brezat që do te vijnë.>> Keshtu perfundoi fjalen e tijë Z Lulzim Adem Jashari.

Ish Presidenti i Kosoves Z Fatmir Sejdiu i dorëzoj titullin e lartë<< Nderi i Tropojës>> babait të heroinës Zarife Hasanaj, e cila dha jeten nëmisionin e NATO`së në Lituani, duke u bër burim frymëzimi për brezat. Babai i heroinës Z Muharrem Kadri Hasanaj u shpreh me ketë rast se familja dhe fisi im brez pas brezi do te jen në sherbim te Atëdheut dhe te Kombit duke dhën jeten si me le.

Prefekti i Qarkut të Kukësit me ketë rast pershendeti në emër  te Popullit të Tropojës, Hasit dhe Kukësit Z Zenel Kuçana nder të tjera tha: << Tropoja është Malesia e Gjakovës një pjesë e cunguar nga trungu historik për  mëse një shekull dhe në saje te gjakut të Familjes Jasharaj, heronjëve të UÇK´së dhe te aleateve euroatlantik ne sot jemi jo vetem një gjak por edhe një trup që nuk do te ndahet kurrë.

Ju i keni kullat tuaja në Prekaz por besoni në besen tonë se keni edhe një Kullë bujare në Malësin e Gjakovës ku mund të rrini perjet në histori këmbekryq me herojntë e Tropojës Mic Sokoli, Ali Ibra, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hoxhë Dollapi, Col Delia, Bajram Rama, Tahir Sinani, Bylbyl Breçani e deri tek heroina e re Zarife Hasanaj. Edhe një her homazh e nderim, rrespekt e lavdi per Familjen Jashari dhe Familjen Hasanaj, legjendar të cilet e shtojnë krenarinë që jemi Shqipëtar>>, perfundoj fjalen e tijë Prefekti i Qarkut Kukësit Z Zenel Kuçana. Ish Ambasadori i Shqipëris në Kosovë Profesor Islam Laukaj mbajti një ligjerat për epopen e lavdishme të Familjes Jasharaj.

Ansambli i këngeve dhe valleve te Pallatit të Kulturës Dardania dhanë një program te pasur artistik.

Pjesmarrësit kaluan një drekë te gezueshme në Restorantin “REAL“.

 

IBRAHIM HAJDARMATAJ

Kryetar OJF ´´Mesuesi“ tel: 069 24 69 145

e-mail: ibrahimhajdarmataj@yahoo.com

 

Takim me delegacionin e Kosovës

Z Lulzim Adem Jashari në fjalen e rastit

Ansambli i kengeve dhe valleve Dardania