Ballina Rajoni Qeveria Conte lëvron 7.5 miliardë euro për të përballuar koronavirusin

Qeveria Conte lëvron 7.5 miliardë euro për të përballuar koronavirusin

Kryeministri Giuseppe Conte ka firmosur sot një tjetër draft ligj me masa ekonomike për të përballuar gjëndjen e jashtëzakoshme të emergjencës shëndetësore që ka përfshirë vendin.

Në një konferencë për shtyp ministri i italian i ekonomisë Roberto Gualtieri,  ka deklaruar se “askush nuk duhet të humb vendin e punës për shkak të koronavirusit”.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Giuseppe Conte i cili informoj se qeveria vë në dispozicion 7.5 miliardë euro në ndihmë të familjeve e bizneseve për të përballuar këtë siutatë të krijuar nga emergjenca e koronavirusit.

“Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi”, tha ai, “Kjo është jo vetëm një emergjencë sanitare por dhe ekonomike e këto fonde do të përdoren për masa urgjente në shërbim të familjeve italiane e të sipërmarrjve në vështirësi.”

Ndërkohë po punohet dhe me institutet bankare për të ndihuamr me kredi bizneset në vështirësi.

Gjithashtu ekzekutivi italian vendosi sot të shtyj zhvilimin e referendumit popullor mbi shkurtimin e numrit të parlamentarëve i parashikuar më 29 mars.