Ballina Rajoni Stoltenberg: Maqedonia e Veriut së shpejti do të anëtarësohet në NATO

Stoltenberg: Maqedonia e Veriut së shpejti do të anëtarësohet në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencë për shtyp me kryetarin e Kroacisë, Zoran Milanoviq sot në Zagreb tha se “Maqedonia për disa javë do të anëtarësohet në NATO”.

Stoltenberg gjithashtu falënderoi Kroacinë që mbështet politikën e zgjerimit.

“Përshëndesim faktin se Kroacia është ithtare e fortë e politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe së shpejti, brenda disa javësh, Maqedonia e veriut do të jetë anëtarja e 30-të”, tha Stoltenberg.

Ndryshe, pas ndryshimit të emrit, Maqedonia zhbllokoi anëtarësimin në NATO dhe tani pritet vetëm ratifikimi në Kuvendin spanjoll në mënyrë që vend të bëhet zyrtarisht anëtare e 30-të e NATO-s.