Nuk do të ketë ndeshje me dyer të mbyllura këtë fundjavë në Itali siç ishte thënë më parë për shkak të përhapjes së koronavirusit, por janë shtyrë më 13 maj.
Liga e futbollit vendosi të mos zhvillojë takimet pa spektatorë, por të luhen në një moment tjetër për të mos i mohuar tifozëve këtë mundësi.
Mes tyre është edhe derbi i Italisë, Juventus – Inter. Në total janë 5 sfidat që nuk do të luhen.