Ballina Aktualitet NDRROI JETË KËNGTARJA VJOLLCA SUSAJ (PRELAJ)

NDRROI JETË KËNGTARJA VJOLLCA SUSAJ (PRELAJ)

Dje ka ndrrue jetë në Tiranë, në moshën 64 vjeçare, këngtarja e mirënjohur Vjollca Susaj (Prelaj), bashkëshortja e kompozitorit të shquar, Kolë Susaj – Mjeshtër i Madh; vajza e e Bajram Hoxhës (Prelaj)- intelektual e personaliteti i njohur në Tropojë e jashtë saj; motra e këngtarit të ndjerë Petrit Hoxha, e tjerë.

Këngtarja e mirënjohur e muzikës së lehtë dhe popullore, Vjollca Susaj (Prelaj), ka marrë pjesë në veprimtari lokale, kombëtare e ndërkombëtare të Ansamblit “Dardania” të Tropojës; në skena të Festivaleve Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës, në Festivalin Folklorik Ballkanik të Ohrit (1974), në Festivalin Folklorik në Frigurg të Zvicres (1989); në konkurrime e koncerte në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Europë etj., ku është vlerësuar për arritjet e kontributet e saj.

Në një njoftim të shpallur nga bashkëshorti i saj, Kolë Susaj, dijenohet se Varrimi do të bahet me 28 shkurt 2020, ora 14.00, në Varrezat e Tufinës në Tiranë dhe nisja do të jetë nga “Alba 2000”, Rruga e Dibrës, 302. (Zona e Medresesë) në Tiranë.

Ngushëllime dhe i koftë i lehtë Dheu i Tokës Shqiptare!

Ramiz LUSHAJ