Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se do të vazhdojë me planin për të ndërtuar rreth 3.500 shtëpi për kolonët hebrenj në një nga zonat më të ndjeshme të Bregut Perëndimor.
Plani ka hasur në vazhdimësi në kritika ndërkombëtare.
Palestinezët, që e kundërshtojnë planin, kishin paralajmëruar se ndërtimet izraelite mund të ndajnë Bregun Perëndimor, të largojnë palestinezët nga Jerusalemi dhe të shuajnë më tej shpresat e tyre për një shtet palestinez.
Rreth 500.000 hebrenj jetojnë në rreth 140 vendbanime të ndërtuara që nga okupimi izraelit i Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor.
“Ndërtimet janë vonuar për gjashtë vjet e gjysmë”, tha Netanyahu në një fjalim, gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Netanyahu po kërkon mbështetje për rizgjedhje në postin e kryeministrin.
Palestinezët dhe pjesa më e madhe e botës i shohin vendbanimet e izraelit në Bregun Perëndimor, të okupuar në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967, si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kundërshtojnë këtë.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë në fund të vitit 2019, se nuk i konsideron më vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor si shkelje të ligjit ndërkombëtar.