Ballina Kulturë PEJSAZH DIMËROR ( Smolicë) – Tufalakim poetik nga Tahir Bezhani

PEJSAZH DIMËROR ( Smolicë) – Tufalakim poetik nga Tahir Bezhani

Shkoj  me afsh malli buzë lumit

Valët e Erenikut kanë rënë në qetësi

Si fëmijë i tretur ëndrrave përmallshëm

Asnjë gjurmë e  fëmijërisë sime

Asnjë kollitje e larjeve parastinore

Pamja kishte ndryshuar me kohën

Shtratin e ecjes kishte devijuar  lumi

Ia kishin gërryer themelin makineritë

Për rrezitje, as rërë e mbetur….

 

Një thupër rakitje dridhej e mërdhirë

Acari e kishte veshur me të bardhë

Herë nxirrte trupin në rreze me dhëmbë

Herë zhytej dhunshëm  nën valë

Me këmishën e akullit buzqeshte ftohtë…

 

Tërë ditën eca përmallshëm

Buzë lumit të rritës sime

Valëve përkundeshin kujtimet,

Në  lylak  dimëror lidhu

Kujtimet lypnin gjurmët guralecave

Moshatarët  ikur para kohe

Më shiton bukuria e ditës së  sertshme

Ereniku më ndal deri në muzgun e parë

Ai dëneste,ofshante pa bëzajtë

Lotët  vazhga malli faqeve

I heshtur pas dhimbjes shkoj…

 

Gjakovë, 07/shkurt,20120

 

NË DRITARE

 

Gjumi mori arratinë

Ngacmimet vlojnë brendësive

Një luftë e pafund me vargjet si gaca

Përplasje mureve të nxehta

Herë mikloja nervozën time

Herë instiktet  e çmendura avullonin

Mesnata kishte ikur tutje

Hëna kishte hyrë në dhomë pa ditur

Mes tensionesh,përsiatjesh

Hap xhamin, avulli  të shkojë

Shndrruar  në re shiu

Lart hëna dukej si fundbuke

Rrezonte si në verë

Magjepsur në bukurinë e natës

Mes reve të bardha , rrezesh të zbehta

Kishte ikur zjarmia e trupit

Gjumë i rëndë pas lodhjes pllakos

Nga peshë e vargjeve  të çmendura

Dritarja, frymëmarrja  ime….

 

Gjakovë,O7shkurt,2010

 

 A E DI SE NUK TË DUA

Nuk të kam thënë se nuk të dua

Kam menduar se këtë e ke kuptuar

Kam dashur të gënjej vetveten

Duke pritur suprizë puthjen tjetër

Ani se më lehtë kaloj kohën vetëm…

 

Ndoshta ti e di lojën bukur

Nuk dua ta djeg askënd sot

Në  lojën e fundit të zjarrit

Ndjej djegje brenda shpirtit

Më rreshken shikimet e ditës

Në tymin  që dredhon si re me shi

A e beson zjarrin kur fiket nga fjalët?!…

 

Hiri i shkrirë  unave të kallura flet

Andaj e dashur,besoje, ç’ka pata  në zemër

Në shkumë sapuni u shndërrua

Kurrë nuk mundem ta kthej!…

 

Të shikoj çdo kohë,ditë e natë

Të mbaj fshehtas në kohë të paligjshme

Testament madhor i jetës gënjeshtare…

 

Shkurt 2020