Ballina Ravijëzime A kemi mbetur të mbyllur në fantazma dhe mitomani? – Nga Skënder...

A kemi mbetur të mbyllur në fantazma dhe mitomani? – Nga Skënder MULLIQI

Sigurisht së në mbrendinë tonë, në shpirtin në dhe zemrat tona, pushtetet krijuan mure , krijuan pengesa
të cilat morën përmasa shqetësuese.Kjo fuqi pushtetare  aspak e mirë,ka hy në çdo pore të jetës, që sigurisht është
e vështirë
ta shikojmë , e shumë më vështirë ta luftojmë.Dy decenie po i lëm mbrapa, të pa pjekurisë së duhur midiatike,
 arsimore  e kulturore , e shumë çka tjetër , që rezultuan në mos bërjën  e Kosovës shtet ashtu si duhet, rezultuan
keq në
mirëqenje dhe zhvillim, duke  depërtuar thellë  në qenjën tonë.
Njerëzit e këtij vendi , janë mbyllur në fantazma dhe mitomani, të cilat po na plasohen si e vetmja e vwrtetw,
pa kërkuar asnjë rrugë dhe mundësi tjetër. Dëmet që na janë bërë nga politika miope, nga politika përfituese e zhvatëse,
 vështirë është që edhe për shumë kohë të riparohen.Ky presion i bërë është
duke u shëndrruar në një llojë fatalizmi.Kjo i ngjanë thënjës së popullit “lidhe kalin ku të thotë zotnia”,
e mënyrës
përqmuese, ose ule kokën, duro dhe  hesht …Nuk po duket së e bardha është e bardhë,
 dhe
e zeza e zezë?! E që e gjithë kjo në ndonjë rast tjetër, do të vazhdohet  më një tempo më lartë.Shumë
të këqija po parakalojnë para nesh si para ndonjë funerali.E ne kemi mbetur me rrëfime groteske dhe
humoristke! Dhe, natyrisht së kur do të zgjohemi nga këto
ëndrra, sigurisht së vikamat dhe ulurimet tona së vitët kan kaluar pa bërë gadi asgjë, janë pa efekte.
 E gjithë kjo i ngjanë asaj
kur nënshkruan kapitulimin më dorën tënde.Kemi mbetur duke e kërkuar të drejtën , pa ja ba hyzmetin
që kjo e drejtë edhe të realizohet.Ne, nuk po jemi në gjendje ti kthjellim  kokat tona,
që secili pushtet, i mire, më pak i mirë, apo edhe shumë i keq, janë të kalueshme, por që gjurma e punës së
këtyre pushteteve do të mbetet.Ne mes të pushteteve
është populli, ne vend që populli ta dikton punën e pushteteve. Nuk po jemi të vetëdijshëm,
së pushteti nuk ledhatohet, po kontrollohet shumë  rrept .Këtë jetë që po e bëjmë , nuk mund të quajmë jetë në kuptimin
e plotë të fjalës,po jo as  edhe vdekje. Kjo është fat shumë  i keq.Nuk ishte dashur ti lëshojmë rrugë
stihisë historike, e cila
na fluturon si  një letër  në drejtime të panjohura .Nuk po luftojmë  për ekzistencën dhe nuk
po luftojmë për një jetë shumë më të mirë.Kjo Qeveri, e ne duke e ndihmuar shumë ate, mund të bëjmë kthesa
për të mirën tonë, dhe për të mirën e shtetit të ri të Kosovës.Nese gjithmonë mbesim më vesh të shurdhër,
kjo është si një
bomb e montuar nën kokat tona  e gatshme për të eksploduar…?!