Ballina Kulturë ​Monumenti i Skënderbeut vendoset në Prizren më 6 maj

​Monumenti i Skënderbeut vendoset në Prizren më 6 maj

Shoqata “Trojet e Arbrit “, ka njoftuar se vendosja e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të bëhet në Prizren më 6 maj.

Sipas shoqatës, kjo shtyrje prej dy muajsh ka të bëjë me procesin e përgatitjes së monumentit nga ana e skulptorëve si dhe në përfundimin me sukses të aksionit për grumbullimin e mjeteve nga ana e Shoqatës “Trojet e Arbrit”.

“Që gjithçka të shkoj mirë e mbarë i ftojmë mërgimtarët shqiptarë si dhe komisionet që kemi formuar nëpër shtetet e Evropës dhe Amerikë që ta shpejtojnë sa më shpejtë që është e mundur grumbullimin e mjeteve financiare. Po ashtu, falënderojmë të gjitha ata të cilët deri më tani na përkrahën pa kursyer që ky projekt kombëtar të përfundoj me plotë sukses. Të kontribosh në mbrojtjen e identitetit shqiptar nëpër shekuj është madhështi, t’i largohesh këtij kontributi dhe ta mohosh identitetin Kastriotas është një ligësi dhe atdhemohim që se kemi pasur asnjëherë traditë gjatë tërë historisë sonë”, ka njoftuar shoqata