Ballina Kryesore GËSHTENJA E ZEQIRIT – NJË KOMUNIKIM SHUMË MIQËSOR – Nga Prof....

GËSHTENJA E ZEQIRIT – NJË KOMUNIKIM SHUMË MIQËSOR – Nga Prof. Dr. Kolë Tahiri, Bruksel

I pa harruar Zeqo !

Sikur, mos te kisha fare nevoje e deshire per te te shkruar, me detyron ai simbol i mrekullueshem i Tropojes sone, ai syri i bukur i boces se geshtenjes ne kopertinen e librit tend Hija e Vendlinjdes. per te te kujtuar. Ndjehesh, se ke shpirt poeti, qe mund te lind nje krahine, si ajo jona. «Boca e kshtajes» me dy pikca qe te kenaqin syrin e shpirtin kur i sheh, pa le pastaj po ti shijosh te pjekura, ose te ziera. Per deri sa e perdor, si simbol tendin ne libra e komunikime, gjetur me shije artistike duhet te keshe menduar thelle edhe per simboliken dhe vlerat e saj te padiskutueshme! Ndaj une sa here shoh librin ne fjale a simbolin tend ne komunikime internetike, thome ne kenaqesi: –Geshtenja e Zeqirit.

Po cfare perfaqeson ajo!?  Boca e (geshtenjes) kshtajes, (po e perdor, sic eshte ne origjinen e vet), shfaqet, si frut i dobishem dhe zhvillohet e siguruar, ne maje te trungjeve te larta te kshtenjes. Piqet dhe me deshiren e vet bie ne toke per te qene, sa me prane perdoruesve te saja. E mbeshtjellur mire, e siguruar ne rroben e ver dimerore nuk mund te perdoret lehte nga banorte e tjere te pyllit. Ajo e ka zgjedhur perdoruesin e vet. Duhet mjeshteri, tropojani qe ia din vleren dhe e sistemon ne thark, ashtu ne rroben e vet kombetare, ku mund te qendroje edhe shume kohe pa u demtuar, madje me mire se ne cdo frigorifer bashkekohor. Kur, njeriu, kjo egersise me dy kembe, zoterues i tokes dhe i detrave e merr prane vehtes geshtenja dhuron, me shpirtmadhesi frutin e vet, frut vertet i vecante. I shijshem, i shendeteshem, zevendsuas, per mrekulli i bukes, nuk ka nevoje as per kripe, salce, apo dicka te ngjajshme. Kokrra e saj konsumohet me lehtesi e zier, por edhe e pjekur. Ajo ka qene kusht i vertete jete per malesorin.  Historikisht, pikca e kshtajes i ka sherbyer tropojanit prej shekujsh. Plantacionet e saj nga Qafa e Kolcit e deri ne Qafemorine jane nga me dinjtozet ne Ballkan te cilat, asnjehere nuk jane vleresuar, sic e meritojne.

Fruti i geshtenjes ende i pa vlereuasr mbetet krenari tropjane e pse jo gjithe shqiptare. Per luftaret e lirise «Bohca e Kshtaejes» ka qene kusht mbijetese. Ka qene garanci lirie.

Ndonje dite tjeter, kumara jot `´ Beluli´`´, per kete teme mund te te shkruaj perseri (permaje gardhit me kosh ngarkuar bisedojne kumaret)!

Mbetesh me shendet  familjarisht dhe kushtoiu perseri poezi «Bohceve te  kshtajve´´ , o, burri i Malesise, geshtenjes   te cilen e kujtojne e respektojne fort edhe ketu ne Bruksel ku une jetoj tash sa vite. A po jo !?

Kole Tahiri, Bruksel, 19-O2-‘2O