Ballina Aktualitet Ish- kryeministri grek, Aleksis Tsipras: BE të mbështesë Ballkanin Perëndimor që të...

Ish- kryeministri grek, Aleksis Tsipras: BE të mbështesë Ballkanin Perëndimor që të shmanget destabilizimi

Ish-kryeministri grek, Aleksis Tsipras mendon se Shqipëria meriton që t’i hapen negociatat në mars. Ai deklaroi nga Parisi se BE duhet të mbështesë Ballkanin Perëndimor që të mos krijohen hapësira për destabilizim.

 

 

“BE nuk mund të ketë rol gjeopolitik ndërkombëtar dinamik nëse nuk aplikon një strategji të besueshme në rajonin e saj, duke mbështetur plotësisht Marrëveshjen e Prespës. Periudha pas ngrirjes së procesit të integrimit të vendeve Ballkanike, në vitin 2014, shkaktoi destabilizim në rajon dhe fuqizimin e fuqive të treta në dëm të BE-së. Duhet shfrytëzuar dinamika e Marrëveshjes së Prespës, që ngjalli një tjetër impakt në Shqipëri dhe në dialogun me Kosovën, ndryshe BE do të përballet me situata shumë më problematike, destabilizimin e rajonit, ndërsa do të shtohen ndjeshëm emigrantët e Ballkanit Perëndimor në Europë. BE duhet të mbështesë liderët dhe popujt e rajonit, sidomos kur janë të gatshëm të marrin vendime të guximshme e të zbatojnë reformat, në rast të kundërt thjesht ofrojmë hapësirë e justifikueshme për nacionalizmin dhe autoritarizmin.”