Ballina Kulinari Receta e ditës/ Krem karamel i ftohtë në tavë

Receta e ditës/ Krem karamel i ftohtë në tavë

 

Për përgatitjen e karamelit nevojiten:

150 gramë sheqer

50 ml ujë

3 pika lëng limoni

 

Për përgatitjen e kremit nevojiten:

1 l qumësht

1 gotë ujë me sheqer

6 kokrra vezë

Dy lugë të vogla vanilje

 

Përgatitja:

Përgatisim karamelen duke hedhur në një enë sheqerin dhe ujin. I vendosim në zjarr deri sa të marrë ngjyrën kafe të errët të karameles. Ashtu siç është e nxehtë dhe karamelja është duke pluskuar e hedhim në enën apo kupat e aluminit ose qelqi të trashë ku do ta pjekim.

Nga ana tjetër nisim përgatitjen e kremit. Hedhim në një enë vezët, sheqerin dhe vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin e nxehtë duke i trazuar. Sigurohemi që qumështin e nxehtë të mos e hedhim menjëherë pasi priten vezët. Masën e përgatitur e shtojmë tek ena ku kemi hedhur karamelen e shkrirë.

Enën me krem karamel e vendosim në tepsi në të cilën hedhim një gotë të madhe me ujë. I fusim në furrë për pjekje me 180 gradë për 30 minuta derisa kremi të mpikset. Pasi fikim furrën i lëmë edhe pak në ngrohjen e furrës dhe kur e servirim, sipas preferencës mund ta përmbysim në mënyrë që pjesa e sipërme të jetë e mbuluar nga karameli.