Sa dhimbshëm lehin qentë sot
Në strehën e tyre, në kolibe
Tashmë të zgjidhur nga zinxhirët
Duke lodruar në gjitha anët
Ushqimin e hanë të zgjedhur
Nuk lëpijnë eshtra si fukarajtë
Tash moti ka ndryshuar
Të pamësuar në rrezet e dritës
Dhimbshëm lehin, lehin, lehin…
Qentë e sotëm
Përjargin gjoksin,ndyhen gojës,pis
Njëri tjetrin shikojnë çuditshëm
Kërkojnë fajtorin e ndërrimit të motit
Një diell pranvere po vjen i djersitur
Me erë buke të pjekur,tjetër shije
E,qentë,lehin, lehin, lehin
Dhimshëm!…