Të gjithë marrim frymë nga ajri.I pastër apo diku edhe i ndotur, nuk kemi mundësi të jetojmë pa ajër, po të jetë dikush profesor, punëtor, student, politikan , qytetarë …
Në rregull, politikanët, dhe pasanikët e ndryshem, i kan mundësitë që fëmijët e tyre dhe ata vet, të largohën në vende të ndryshme të botës ku është ajri i pastër.Në këto vende mund të ” fshihen” përkohësisht, por jo edhe klimës globale, sulmeve te ndryshme , katastrofave të ndryshme natyrore dhe nukleare…
Kemi pa dhe po shohim çdo ditë së si njerëzit po vdesin apo po vritën në vende të ndryshme të botës.
Diku kemi lufta lokale, në ndonjë shtet kemi lufta civile , diku po shohim cuname,po shohim së si po vdesin njerëzit e pafajshëm
në akte të ndryshme terroriste .Kemi pa dhe ndëgjuar së si vritën presidentet e shtetëve të botës. I përmenda të gjitha këto së sikur në këtë botë, primare është bërë paraja dhe pasurimi.Megjithate shtrohet pyetja, si ta kanalizojmë jetën, si të bëjm që sado pak ti ikim rreziqeve që na paraqitën gjatë rrugëtimit jetësor?!A ka mundësi njeriu mbi të gjitha këto rreziqe më vu një kontroll?!Nese bëhët pyetja që të kemi një ajër më të pastër, këtu ekziston mundësia reale.Të ndalohën provat e ndryshme berthamore, që nuk janë gje tjetër veq prova kundër njerzimit.Këto prova po e shkatërrojnë botën.Rrezikut tjetër që ka mundësi ti ik njerëzimi është ushqimi i kontaminuar të cilin po e konsumojmë dhe nga i cili po vdesin më miliona njerëz sot në botë.
Ushqimi jo natyral është duke e vrarë njerëzimin!Këto dhe koha bashkëkohore, kan futur pasiguri për të ardhmen tonë.
Jo shumë largë në të kaluarën nuk kemi pasur standard jetësor të mirë, me shtëpi gjysëm të prishuara, veshje dhe mbathje të dobët, por sigurisht kemi qenë më të ” fortë” fizikisht dhe moralisht.Njerëzit kan jetuar me gjatë, më ushqim natyral, shumë më pak e kan vizituar mjekun.Tash po na dalin shumë sëmundje të reja, dhe të pashërueshme, nga ushqimi jo i mirë, dhe nga të gjitha ato që i përmenda në këtë shkrim.
Dikur kemi pa dhe kemi shikur, por edhe ditur së për çka dhe kunder kujtë po luftojmë, e tash na kan dalë do punë të reja, si puna e politikanve hajna dhe të korruptuar.Tash na u kan shfaqë edhe shumë armiqë të padukshem, si substancat kancerogjene, aktet e pa parashikuara terroriste…
Gjithëfarë mjegullash janë duke mbuluar Kosovën , sigurisht me shumë së vendet tjera të Evropës.Jemi bërë vend i kontaminuar?!Dhe, mos veprimet tona në këtë drejtim janë të
pa kuptueshme, sikur po vrapojmë pas fajtorit kujdestar?!Janë duke u shkatërruar njerëzit nga nga pasinqeriteti i politikës.Kjo është më shumë së e quditshme, kur kemi menduar së nuk do ti kemi këto probleme ,pasi që e ndoqëm armikun serb nga Kosova.
Kush është fajtori?Të gjithë ne .Së kemi mbetur vetëm vrojtues të problemeve.E problemet nuk zgjidhen duke ju ikur atyre.Kjo ngjanë në njerëzit që nuk shohin?!Ky është mos vizioni ynë, mos reflektimi dhe padituria jonë.Po të tërheqim ndonjë paralele, Kosova më shumëqka po ngjanë në Nigeri, Gvine ,Sudan, Somali…
Këto janë politikat dhe kjo është shoqëria jonë sot.Kemi mbetur si vrimë e zezë në Evropë, edhe më fajin e faktorit ndërkombëtar,që Kosovën më shumë po e shohin si vend ku mund të bëjnë eksprimente, dhe ti mbulojnë edhe problemet e tyre të mbrendshme?!
Ngecja jonë tashmë ka një histori jo të shkurtër.Por, qe ta stopojmë shkretimin e Kosovës ende nuk po kemi mundësi ta bëjmë?!Politikat dhe ideologjitë e pavlera, gjithnjë e më shumë po na largojnë nga bota e civilizuar.Varfëria ka filluar të bëhët kronike.
Pushtetet e deritashme më politikat e mbrapshta , po bëjnë që
Kosova të zbrazët.A do të mbesim duke shikuar më sy lartë në qiell , apo do ti përvishemi punës për të ndryshuar këtë gjendje, është pyetje e cila koha do ta jep përgjigjen më të mirë..?