Ballina Aktualitet KRYEFJALA – TRADITAT E SHKODËS, KALLËZUESI – LUFTA E KOSOVËS – Nga...

KRYEFJALA – TRADITAT E SHKODËS, KALLËZUESI – LUFTA E KOSOVËS – Nga Erinda DIBRA – Zv/kryeredaktore e “Gazeta e Alpeve” për Qarkun e Shkodrës

Gazetaria është art letrar, opozitë e përhershme me pushtetet dhe adhuruesia më e madhe e vlerave të KOMBIT.

E lumtun që i dhashë Shkodrës dhe Kosovës, vrullin e energjive të mija rinore në një periudhë të rëndësishme të ndryshimeve të mëdha.
Mirënjohëse Shkodrës teme që më ofroi shumëçka, nga GENI e deri tek FISNIKERIA e THJESHTËSIA, që rrjedh natyrshëm nga qytetërimi i hershëm ILIR.

Falenderuese për të gjithë ato që ndikuan në formimin tim, Por sot do t’i them faleminderit me ZA të NALTË, Unionit të Gazetarëve Shqipëtarë, që më vlerësuan me çmimin e Karrieres.

Ka shumë ngjarje e detaje që lanë gjurmë në rrugëtimin tim.

KRYEFJALA JANË TRADITAT E SHKODËS NDËRSA KALLËZUESI ËSHTË LUFTA E KOSOVËS, të cilën e kam ndjekur me ditë e netë të tëra.

Kam ndjerë shumë trishtim, kam përjetu drejtpërdrejtë dhimbjen e shumë shqiptarëve të Kosovës.

Kam ndjerë çlirim në shpirt kur kemi qetësu një fëmijë të vogël, jam dridh fort kur jemi mundu me shpëtu jetën e një nane të re, por fort e lumtun kam qenë kur kam pa familje tek bashkohen për të cilat jemi interesu nga Veriu në Jug me kolegë nga e gjithë Shiqëria.

SHQIPTARI TË DUA!