Ballina ED/OP Një portret që shkakton depresion – Nga Kimete BERISHA

Një portret që shkakton depresion – Nga Kimete BERISHA

Krejt çelitë e burgjeve të Kosovës i kisha veshur me tapeta që e kanë të printuar ftyrën e Hashim Thaçit.

Portreti i tij do t’ua kujtonte atyre se sa e padrejtë është kjo jetë për hajna.
Se s’është fer, do hajna të mëdhej ia shohin hajrin hajnisë, e do hajna t’pafat i çojnë në burg.
Hajni i madh e han t’voglin.

Ama fytyrën e Hashim Thaçit me pas në zyre e njoh unë atë ndjenjë.

Fotografia e Hashim Thaçit u hoq nga Zyra e Vjosa Osmanit me rekomandimet e Feng Shuit.
Sipas matjeve të ‘tyre’, fytyra e tij e rrëzon edhe kalin, sepse refleton ndasi, shkakton depresion, kruarje të veshit, rrjedhje të pankotrolluar të qurrave dhe marramendje.
Pse?
Sepse, të asocon në ‘Vendlindje thërret’, ajo foto t’i kujton 24 pleqtë me të cilët shkon Thaçi derë më derë për t’ju bë be se si ky nuk ‘ua ka vra familjarët’, po Ai tjetri është ‘fajtor’ (‘shoku’ i tij).

Fotografia e tij (sipas ekspertizës) ka doza të padurueshme negativiteti dhe si e tillë ndikon shumë keq në mbarëvajtjen dhe efikasitetin në punë.

Prandaj, foto e tij duhet t’i nënshtrohet një rrezatimi për ta zbuluar se sa është doza e energjisë negative që e liron.

I kam pas tri lule në saksi (bile njanës i prekke kryt n’tavan çka ka pas marrë hov), të trijat janë tharë, janë venitur, kurse kanë mbijetuar vetëm saksitë.
Sidomos aloe vera e ka tullusum Hashimin.
Veç plastika ish rezistente ndaj tij.

Kur erdhën do djem me çekiç në duar me ndrru fotografinë e presidentit në zyre, u dashke me heq të Rugovës, e me vendos të Jahjagës, unë pata ‘luftuar’ si ‘rugoviste’ (pa qenë e tillë) që të mos hiqet foto e Rugovës (ju thashë punëtorëve hiqet kjo fotografi, unë dal e hupi. S’di pse: m’u kujtua ‘refuzimi estetik’ i Rugovës dhe u liga.
Kam dëshmitarë nëse vjen puna deri aty.
Dhe foto nuk u hoq. Në ballë të zyrës ende qëndron Rugova, kurse nga krahu i djathtë figuron Hashim Thaçi.

Shpeshherë më ka shku mendja me ja ngjit fotografisëbdo karmin l, a me t’ja qitë llajnerin deri te veshtë, si zylyftë e Hantunit (te seriali amerikan Veriu dhe Jugu), po karmini shtrejtë, gjynah me çu posht’.
Po vetvemeve (në mënyrë sekrete, pa zë) kah të rrotullohna e shaj e çka s’i them, çka si thuhet as dushmanit më të madh.

Në Ligj shkruan se ‘Foto e presidentit duhet të jetë në secilën zyre shtetërore’. Nuk shkruan ‘foto e Thaçit’, po e presidentit (u dasht të specifikohet në nenin përkatës, të thuhet ‘foto e presidentit aktual’, se president ishte edhe Rugova, Prandaj, Vjosës beja po i bjen.

Heqja e fotos së Hashim Thaçit shpreh simbolikën më të mirë që tregon se Kosova nuk ka President, ka PDK-ja President, dhe mjafton mesazhi me fjalën ‘thika pas shpine’ që i kishte shkruar Pacollit (pse ky e votoi qeverinë Kurti), për ta filluar procedurën e shkarkimit të tij.

Pse gjithmonë këta me do thika, me do shtiklla t’kuqe, me do kërcënime?

Pse këta i tërheq tema e vrasjeve politike, pse sa herë nervozohet kadri veseli flet për vrasje, tash e kish ‘nxan gjaku’, e kish ‘tërheq’ me fol pak edhe për ‘vrasjen’ e Astrit Deharit.
Pse ka hesht deri tash për ‘vrasjen’ e tij?
Kush ia ka leju ‘heshtjen’ dhe ‘fshehjen’ e fakteve që i ditka!

Ju kujtohen këta të PDK-së kur u shpall Pavarësia që thoshin ‘Boll e keni që ju kemi kënë me nënëshkru’.
Arroganca e tyre nuk pin më ujë, se jemi bë imunë e rezistentë ndaj tyre si saksia e plastikës ndaj Hashimit.

Ju betohem në Zot, se duke i dëgjuar dje në foltore dy ‘veta’, m’u kanë kujtuar dëshmitarët që i akuzojnë se i kanë torturuar nëpër dhoma sekrete.
Kur kështu sillen në foltore të Kuvendit, merre me mend çka të bëjnë ‘këta’ me t’shti n’bodrum.

Këtyre ditëve edhe mua po më shajnë shumë, po më thonë ‘me qenë ti e mira, s’ishe kanë seksi ?‘.

P.S. Deri tash, më së shumti u shkonte zyrave tona portreti ikonok ‘The Scream’ i Edvard Munch, sepse simbolizon ankthin dhe agoninë.
Tani, qiteni Shrekun, nëse doni, neve më s’na intereson, sepse e kemi Albinin Kryeministër dhe Vjosën Kryeparlamentare.