Ballina Kulturë Dy poezi nga Neki LULAJ

Dy poezi nga Neki LULAJ

Psee ??? 

 

Pse ore,

pse  po mashtroni se jeni atdhetarë

E doni gjoja këtë shtet

Pse nuk e ngjyni bukën në një gologiç?

 

Pse

nuk i ulni flamujt e  lakmisë në çast?

Pse  nuk e formoni qeverinë?

 

Pse gërvalleni se gjoja jeni atdhetarë

Para murranave të pagjetura

Ju, despotë që lakmoni një trastë pushtet???

 

Më e shtrenjtë

Qënka një karrike se sa besa ndaj tokës nanë

Se sa gjaku

i atyre që për këtë ditë u derdh

 

Pse për karrike  ju ka rrokë dashuria?

Me ju po tallet e po qesh komshija

Me atë veprim  po dënes krejt rinia.

       ————-”’

Mbi kalldrëmin e ndërgjegjes

 

Mbi kalldrëmin e ndërgjegjes prek rrasa

Kuajt shkundin thundrat  ngarkuar me thasë

I hapin sytë që duken bash si zgavra

Shakllabanët e uritur në shekullin me baltë

 

E  ndrydhin mykun brenda një shpirti.

Përzier me tharmin e lakmisë.

Thërmojnë duart pas ëndrrave vit pa viti

Qe sa më shumë të gëlltitin premtimet

Që sa më shumë të mbjellin errësirë.

 

Të lidhura me mol prekin kurrizin e vet

E nënave lotët e syve të bukur s`ju thanë kurrë

Hapësirave të viteve në shakullima fjalësh pa vlerë.

 

Rinia me flatrat e zogjve

Po na ikën…

Larg as vetëm s’e dimë ku.

 

-Nga Gjermania, Shkurt 2020-