Ballina Shëndet Shenjat që tregojnë se po e teproni me kafe

Shenjat që tregojnë se po e teproni me kafe

Akthi, dhimbjet në lukth, rrahjet e përshpejtuara të zemrës, kokëdhimbjet … janë vetëm disa nga simptomat që mund t’i ndjeni nëse e teproni me kafen. Prandaj bëni kujdes, shkruan Panacea.

Ankthi – Njerëzit që luftojnë me ankthin duhet të shmangin kafeinën sepse kjo mund të përkeqësojë simptomat. Kafeina gjithashtu rrit stresin, kështu që nëse e teproni mund të ndjeheni më të shqetësuar.

Dhimbjet në lukth – Shumë persona që kanë probleme me lukthin në fakt kafeja i shqetëson, madje pa qenë të vetëdijshëm për të, kështu që dhimbjet shpesh ia atribuojnë ushqimit.

Ritmi i përshpejtuar i zemrës – Rritja e konsumit të kafeinës mund të shkaktojë rrahje të shpejta të zemrës, kështu që kufizoni konsumin e kafesë prej një deri në dy kafe në ditë.

Kokëdhimbje – Një sasi e vogël kafeje mund të ndihmojë gjatë kokëdhimbjeve, por sasia e tepërt e sajë mund ta shkaktojë dhimbje koke. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.