Ai gjëndet në Farkë të Tiranës dhe funksionon si një nga qendrat më humane, më mire të organizuara dhe më të nevojshme për qytetarët e vendit tonë. Ai konsiderohet edhe si një nga qendrat me të mira të luftës kundër autizimit në Europë. Kjo qendër është themeluar në vitin 1996 nga Domenick Scaglione. Që nga viti 2006 atë e drejton mjekja e mirënjohur dhe humanistja, Dr. Liri Berisha. Nën drejtimin e saj e cila është njëkohësisht edhe Presidente e Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”, kjo qendër i ka shtrirë degët e veta në disa rrethe të Shqipërisë dhe më gjërë. Aty janë mjekuar, kuruar dhe trajtuar një numër i madh fëmijësh që mbartin sindromin e autizmit duke ua bërë më të lehtë jetën atyre dhe prindërve.
Sot patëm nderin dhe kënaqësinë të bënim një vizitë tek kjo qendër dhe të njiheshim me aq shumë arritje dhe të dëgjonim aq shumë histori shumë emocionale për rastet që nga momenti kur prindi fillon t’i konstatojë dukuritë e para të autizmit tek fëmija deri tek vizita, trajtimi, ndjekja periodike e deri tek kurimi.
Misioni i fondacionit është te ndihmojë fëmijët në nevojë dhe të mbështesë institucionet te cilat asistojnë në ndihmë te këtyre femijeve.
Vizita e fëmijëve tek ky Fondacion dhe ndjekja rigoroze e këshillave që mund të marrin prindërit e rinjë nga specialistët e atyshëm është një moment me vlerë për ta.
Një falenderim të veçantë për Dr Liri Berisha për këtë punë kolosale që ka bërë si dhe shpiegimet dhe turin që na bëri në mjediset e këtij institucioni kaq human.
Përgëzime!
Tek Diamanti i Humanizmit – Nga Mal BERISHA – Tiranë
Një vizitë që na mbushi me emocion tek Diamanti i Humanizmit: “FONDACIONI I FËMIJËVE SHQIPTARË”, e drejtuar nga Dr. Liri Berisha