Ylli në pension i basketbollit Kobe Bryant ka humbur jetën pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në Calabasas të Kalifornisë të dielën në mëngjes, njoftoi agjencia e lajmeve TMZ.

Kobe Bryant po udhëtonte me të paktën tre persona të tjerë në helikopterin e tij privat kur zbriti në Calabasas, rreth 65 kilometra në veriperëndim të Los Angeles.

Sherifi i Qarkut në Los Anxhelosit shkruante në Twitter se pesë vetë humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri në Calabasas dhe se nuk kishte të mbijetuar.