Tifozët e përkushtuar të futbollit përjetojnë nivele të larta të stresit fizik teksa shikojnë ekipin e tyre, saqë ato mund t’iu shkaktojnë probleme në zemër.
Studimi i Oksfordit testoi pështymën e tifozëve brazilianë gjatë humbjes së tyre historike kundrejt Gjermanisë, në Kampionatin Botëror të Futbollit më 2014.
Aty u gjet se nivelet e hormonit kortizol u rriten befas dhe me shpejtësi të madhe.
Kjo mund të jetë e rrezikshme, pasi kortizoli i ngritur rrit presionin e gjakut dhe e bën zemrën të rrahë shpejt, thonë studiuesit.
“Tifozët që janë të lidhur ngushtë me ekipin e tyre – domethënë, ndjejnë se janë një me të – përjetojnë stresin më të madh fiziologjik kur shikojnë një ndeshje”, tha Martha Newson, hulumtuese në Qendrën për Studime dhe Kohezion Social në Oksford.
Kortizoli i ngritur gjithashtu mund t’iu japë njerëzve ndjenjën se jeta e tyre është në rrezik.
Në ndeshjen e vitit 2014, Gjermania e ka mundur Brazilin me rezultat 7:1.