Kallinjtë e grunoreve thërrmohen e ndrijnë
Nën prushin e diellit që ngroh si nëna para fëmijës
Plangun e dashur puth buzëmalluar përsëri
Gurët e Kullës prek me tamthat e mallit të thinjur.
Jam endacaku i shtigjeve më të larta të botës
Askund s’e gjeta ngrohtësinë si në vatrën e vendlindjes
Gurgullimin e qetë të lumbardhit mes fushës së pasosur
As mulliri, as plakun plisbardhë me hire mençurie
Bebëzat e syve po me përpëliten si krahë shqiponje
Dhembjen e fsheh në shpellën e në mjegullën në shpirt
Me kovë të ndryshkur mbush ujin në oborre
E heq etjen e viteve nëpër kallamishten që nxjerr filizë.
Kujtimet e mia zgjohen në plagët që më merr zemra.
Le te mbyllën thellë në kutinë me ëndrra Pandore
Sa dua të kënaqëm me këngë majekrahu petalendezura
E të më kthehet fëmijërija e ikur shtigjeve kohore
Sa të gjata i kishte bota rrugët pa kulm, pa prag
Sa gjatë e këndova këngën e Kurbetit në kohëra
Nëpër vagonat e ngurtë metropoleve ndeza mall.
Në botë më të bukur se atdheun- vendlindjen time s’e takova.
-Nga Gjermania, Janar 2020-