Sipas një studimi të ri, stresi mund të shkaktojë para kohe zbardhjen e flokëve. Nivelet ekstreme të stresit bëjnë që sistemi nervor të bëhet hiperaktiv. Kjo shkakton largimin e shpejtë të qelizave përgjegjëse për ngjyrën e flokëve duke sjellë ndryshim të ngjyrës në gri ose të bardhë.
Studiuesit në Harvard po studionin efektet e dhimbjes tek minjtë, kur zbuluan se qimet e brejtësve ishin bërë të bardha në katër javë.
Kjo i shtyu ata të bashkëpunojnë me shkencëtarë në mbarë botën, për të hetuar mekanizmin biologjik, që çoi në ndryshimin drastik të ngjyrës.
Studiuesit i ekspozuan kafshët ndaj llojeve të ndryshme të stresorëve, përfshirë dhimbjen, stresin psikologjik, gjatë fazave të ndryshme të rritjes së flokëve dhe kuptuan menjëherë ndryshimin që ndodhte.
Ngjyra e flokëve përcaktohet nga qelizat e quajtura melanocitet. Ndërsa njerëzit plaken, numri i tyre zvogëlohet gradualisht, duke bërë që flokët me ngjyrë të zëvendësohen me flokë me ngjyrë të bardhë.
Në hetimin e mëtejshëm, studiuesit zbuluan se stresi shkakton lëshimin e një neurotransmetuesi të quajtur noradrenalinë. Ata zbuluan se noradrenalina shkaktoi largimin e qelizave, duke çuar kështu në ndryshimin e ngjyrës.