Ballina Histori AVNI PONARI DEKOROHET ME “URDHRI I NGRITJES SË DIELLIT, RREZET E ARTA...

AVNI PONARI DEKOROHET ME “URDHRI I NGRITJES SË DIELLIT, RREZET E ARTA ME FJONGON E QAFËS”, URDHRI I TRETË MA I LARTË I JAPONISË PËR PERSONALITETET E HUAJA

Qeveria Japoneze i akordon Z. Avni PONARI Dekoratën “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës” (“The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon”), Urdhëri i 3-të më i lartë që akordohet nga Qeveria Japoneze, themeluar në vitin 1875 që i akordohet personaliteteve të huaja për arritje të jashtëzakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, promovimin e kulturës japoneze, dhe avancimin e fushave të ndryshme të akorduar Z. Ponari si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për promovimin e shkëmbimeve dhe të fuqizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë.

Ai simbolizon energjinë po aq të fuqishme sa ngritja e diellit paralelisht me konceptin japonez të “ngritjes së diellit” – që e kanë bërë Japoninë që të njihet si “Toka e Ngritjes së Diellit”.

“Kam bërë maksimumin tim që të prezantoja denjësisht Shqipërinë në “Tokën ku Ngrihet Dielli”, dhe që të përfaqësoja Japoninë në “Tokën e Arbrit”; “Ne kemi shumë për të mësuar nga dija e madhe dhe mënyrat e të bërit të gjërave në të gjitha rrafshet politikë, ekonomikë, social dhe kulturor, dhe me punën time si Konsull jam përpjekur që të sjellë në Shqipëri praktikat më të mira të zhvillimit dhe të bërit biznes,” u shpreh Z. Ponari në fjalën e tij përshëndetëse dhe falenderuese, duke e përmbyllur me mesazhin që tashmë, “Japonia është një mike e madhe, shumë e rëndësishme dhe e çmuar për Shqipërinë, që na përkrah dhe mbështet kurdoherë”.