Ballina Bota BE ndan 900 milionë euro për ndihmë humanitare në të gjithë botën

BE ndan 900 milionë euro për ndihmë humanitare në të gjithë botën

Komisioni Evropian miratoi një buxhet fillestar për ndihmë humanitare në vitin 2020 prej 900 milionë euro.

BE është donatori kryesor i ndihmës humanitare në botë dhe po ndihmon njerëzit në më shumë se 80 vende, tha komisioni.

Nga buxheti i përgjithshëm humanitar për këtë vit, BE do të ndajë 400 milionë euro për programet në Afrikë.

Ndihma posaçërisht ka të bëjë me ata të prekur nga konflikti i gjatë në Republikën e Kongos, vendet e goditura nga uria e Afrikës Qendrore dhe shpërnguljet nga Sudani i Jugut, Afrika Qendrore dhe Çadi.

Për Lindjen e Mesme, BE do të ndajë 345 milionë euro nga buxheti humanitar për të adresuar krizën në Siri dhe Jemen.

BE gjithashtu caktoi 111 milionë euro për të vazhduar ndihmën ndaj të prekshmëve në krizën e Venezuelës, sipas Komisionit Evropian.