Regjimi ushqimor mesdhetar rizgjidhet sërish si më i shëndetshmi në botë edhe për vitin 2020, duke lënë pas 34 alternativa të tjera. Që prej vitit 2010 kur u përzgjodh për të hyrë në listën e trashëgimive UNESCO, ai vijon të fitojë gjithnjë më pikët më të larta në shkallën e renditjes, mbi efektet pozitive që ka në shëndetin e njeriut, ndër të cilat, humbje dhe kontroll i peshës, shëndeti i zemrës dhe sistemit nervor, parandalim i tumoreve dhe të sëmundjeve kronike, parandalim e kontroll të diabetit.
Në renditjen e këtij vitit, ai ndiqet nga regjimi i ashtuquajtur Dash kundër hipertensionit dhe në vend të tretë Flexariana, një mënyrë fleksibël e të ushqyerit. Këto ndiqen nga regjimi Mind, që parandalon dhe redukton problemet psikologjike dhe në vend të pestë regjimi Hipokalorik.
Regjimi ushqimor mesdhetar bazohet kryesisht në porcione të vogla buke, makarona, perime, fruta, mish, vaj ekstra i virgjër ulliri dhe një gotë verë e kuqe që konsumohet gjatë vakteve.
Regjimi mesdhetar mori jehonë botërore fillimisht prej shkencëtarit amerikan Ancel Keys, i cili qe i pari që evidentoi përfitimet, pas një studimi dhe jetese në Itali prej 40 vitesh.