Raporti i përvitshëm i vendeve më të mirë për të rritur fëmijët, mund të ketë zhgënjyer shumë amerikanë: Shtetet e Bashkuara janë larg kreut të listës, të cilin e kanë pushtuar, siç po ndodh rëndom së fundi, shtetet skandinave.
kanë sisteme publike arsimore shumë të mira”, thuhet në raportin e at U.S. News & World Report.
Në përgjithësi, të gjitha vendet e para të listës i kanë zënë shtete në Europë si dhe Kanadaja e Australia. Raporti analizon situatën në 73 shtete të ndryshme dhe ka vëzhguar më shumë se 20.000 vetë në Amerikën e Veriut e atë të Jugut, në Azi, Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Renditja e vendeve më të mira të vitit 2020 për të rritur fëmijët mbështetet mbi disa kritere. Ajo ndikohet nga një studim global i bazuar në perceptime dhe i liston shtetet sipas rezultateve të arritura në tetë pika: kujdesi për të drejtat e njeriut, sa miqësor konsiderohet ai vend për familjen, sa është i tillë ambienti i tij për barazinë gjinore, si qëndron në raport me lumturinë, a ka barazi të ardhurash, si e ka nivelin e sigurisë, sa të zhvilluar e ka arsimin publik dhe sistemin e kujdesit shëndetësor.