Ballina Aktualitet HRW: Përparim i paktë në Ballkan

HRW: Përparim i paktë në Ballkan

Shiko komentet

Organizata ndërkombëtare më seli në New York, Human Rights Watch, publikoi të martën raportin 652 faqesh mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në rreth 100 vende të botës.

Raporti i 30-të me radhë përfshinë periudhën nga fundi i vitit 2018 deri në nëntor të vitit 2019.

Human Rights Watch

@hrw
· 16h
Replying to @hrw and 3 others
“Unless we want to return to an era in which people are pawns to be manipulated or discarded according to the whims of their overlords, the Chinese government’s attack on the international human rights system must be resisted.” @KenRoth #Rights2020

Human Rights Watch

@hrw
“Decades of progress on human rights are at stake. So is our future.” @KenRoth #Rights2020

View image on Twitter
267
9:21 PM – Jan 14, 2020
Twitter Ads info and privacy
195 people are talking about this
Hartuesit kishin planifikuar publikimin e tij në Hong Kong, por autoritetet kineze nuk e kishin lejuar një gjë të tillë. Gjendja e të drejtave të njeriut në Kinë është edhe përqendrimi kryesor i raportit i cili përfshinë ndërkaq edhe gjendjen e katër vendeve të Ballkanit, Kosovës, Serbisë, Kroacisë e Bosnjës.

Në hyrje të raportit theksohet se mungesa e disa vendeve është pasqyrim i mungesës së personelit dhe burimeve të organizatës dhe nuk përcakton gjendjen në ato vende. Ka shumë shkelje serioze të të drejtave të njeriut për të cilat organizatës Human Rights Watch i mungojnë mundësitë për t’i trajtuar, thuhet në raport.

Përparim i ngadalshëm në Kosovë

Në kapitullin për Kosovën raporti verën bllokadën e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga nëntori i vitit 2018.

Raporti përmbledh çështjet që kanë të bëjnë me krimet e luftës, kërcënimet dhe frikësimet e gazetarëve, tensionet etnike, gjendjen e pakicave dhe dhunën në familje.

Në raport përmendet marrja në pyetje e të dyshuarve në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, përfshirë edhe atë të kryeministrit në largim të Kosovës Ramush Haradinaj që u pasua me zgjedhjet e parakohshme, dhe fakti se ende nuk është ngritur asnjë akuzë.

Aty përmendet edhe paraburgosja e ish pjesëtarit të ushtrisë Jugosllave Goran Stanishiç, nën dyshimet për pjesëmarrje në krimet kundër shqiptarëve në fshatin Sllovinje, në prill të vitit 1999.

LEXONI EDHE KËTË
Një ish pjesëtar i UÇK-së dënohet me 14 vjet heqje lirie për krime lufte

Raporti përfshinë dënimin me 14 vjet heqje lirie të ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, nën akuzat për krime lufte kundër popullsisë civile si dhe dënimin e ish policit serb Zoran Vukotic për krime luftes në rrethinën e Mitrovicës në maj të vitit 1999 dhe akuzimin e një serbi tjetër Zoran Gjokiç për përfshirje ne vrasjen e 33 shqiptarëve në rajonin e Pejës në prill të vitit 1999.

LEXONI EDHE KËTË
Kosovë: një serb i dënuar për krime lufte
Raporti vë re se Kombet e Bashkuara nuk kanë kërkuar falje dhe nuk kanë kompensuar viktimat e helmimit, që pas luftës së viteve 1998-1999, janë detyruar të jetojnë në disa kampe në veri të Kosovës, të udhëhequra nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

LEXONI EDHE KËTË
Kërkohet dëmshpërblim për të helmuarit me plumb në kampet e UNMIK-ut

Viktimat janë pjesëtarë të komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptas, thuhet në raport, sipas të cilit asnjë përparim konkret nuk është raportuar në integrimin e tyre.

Sipas organizatës “tensionet ndëretnike kanë vazhduar gjatë vitit 2019 sidomos në veriun e Kosovës”. Aty përmendet akuza ndaj ish ministrit serb Ivan Teodosijeviç, për nxitje dhe përhapje të urrejtjes, përçarjes dhe jotolerancës si dhe rasti i politikanit lokal serb Oliver Ivanoviç, i cili u vra në janar të vitit 2018.

Me gjithë disa zhvillime pozitive, dhuna në familje mbetet një problem në Kosovë me një reagim joadekuat të policisë, me pak ndjekje penale dhe dështim të vazhdueshëm të gjyqtarëve për të lëshuar urdhra kufizues ndaj partnerëve abuzues, thuhet në raport, në të cilin përmendet edhe suksesi i kufizuar i procesit të mbështetjes së viktimave të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë.

Kosovo, Dresses for war rape victims
LEXONI EDHE KËTË
Të mbijetuarat e përdhunimeve të luftës në Kosovë shohin me shpresë kompensimet
Në muajin qershor, thuhet në raport, rreth 800 të mbijetuar të përdhunimeve kanë aplikuar për këtë mbështetje. Prej tyre janë miratuar 145 kërkesa ndërsa 102 janë refuzuar.

Sipas HRW-së, gjatë dhjetë muajve të parë vitit 2019, janë regjistruar 115 kthime vullnetare të pjesëtarëve të pakicave etnike të zhvendosur nga Kosova, ndërsa periudhën e njëjtë të vitit 2018 ishin regjistruar 153 të kthyer.

Ministria e Brendshme e Kosovës ka regjistruar 800 kthime të detyrueshme kryesisht nga Gjermania, në periudhën janar-gusht 2019. “Në mesin e të kthyerve me forcë 189 ishin fëmijë. Të kthyerve u është ofruar ndihmë e kufizuar”, thuhet ne raport.

Raporti vë re se gjuha e urrejtjes kundër veprimtarëve të të drejtave të komunitetit LGBT mbetet problematike. Veprimtarët kanë regjistruar 18 raste të kërcënimit dhe diskriminimit të pjesëtarëve të komunitetit LGBT, ndërsa janë regjistruar 150 raste të kërcënimit me vdekje ndaj tyre në faqet e internetit.

Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve kanë vazhduar, ndërsa hetimet dhe ndjekjet penale kanë qenë të ngadalshme, thuhet në raport sipas të cilit, kërcënimet në mediet sociale mbeten shumë të përhapura.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 11 raste të kërcënimit dhe dhunës ndaj gazetarëve ndërmjet muajve janar dhe shtator, thuhet mes tjerash në raport, i cili e vlerëson të ngadalshëm përparimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Të paktë përparimin raporti e vlerëson edhe në Serbi ku sipas tij trajtimi i krimeve të luftës është shumë i ngadalshëm dhe nuk ka mbështetje të duhur politike, ndërsa sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve për shkak të raportimit për temat e ndejshme janë shumë të shpeshta.