Ballina Shëndet Mos u mbyllni në shtëpi nëse është ftohtë, dalja jashtë bën mirë...

Mos u mbyllni në shtëpi nëse është ftohtë, dalja jashtë bën mirë për shëndetin tuaj

Kur është ftohtë, ne kemi prirjen të dalim sa më pak që të jetë e mundur nga frika se mos sëmuremi. Mendohet që të qëndrosh në shtëpi me një batanije të ngrohtë dhe çaj bimor është më mirë, por nuk është ashtu. Ecja në temperatura të ulëta bën mirë për shëndetin dhe përmirëson gjendjen shpirtërore. Prandaj, vishni pallton, shallin dhe dorezat dhe dilni!

Ne nuk jemi bërë për të qëndruar larg dritës

Një studim ka treguar se “letargjia” për periudha shumë të gjata kohore nuk është menduar për njerëzit. Sipas John Sharp, një specialist i psikiatrisë klinike në Qendrën Mjekësore Deaconess Beth-Israel në Boston, na duhet dritë.

I ngrohti ul serotoninën

Të qenit shumë i ngrohtë dhe pa dritë natyrale na streson dhe ul nivelin e serotoninës, si dhe ndryshon ritmet gjumë-zgjim që kontrollojnë gjendjen shpirtërore, tretjen etj.

Drita përmirëson gjendjen shpirtërore

Drita natyrale e ditës, në të vërtetë, rrit serotoninën duke përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe duke larguar depresionin.

Në natyrë rritet vitamina D

Kur kalojmë kohë jashtë, gjithashtu rrisin vitaminën D e cila forcon thithjen normale të kalciumit, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në luftimin e inflamacionit.

Ecja në natyrë ndihmon kujtesën

Ecja në natyrë rrit kujtesën me 20%. Përfitimet u theksuan gjatë një studimi të kryer nga Universiteti i Miçiganit. Aftësia për të mbajtur mend u rrit si për vullnetarët që ecnin në temperaturat e verës, por edhe për atë që ecnin në temperatura nën zero.

Ecja në të ftohtë forcon sistemin imunitar

Sistemi imunitar përfiton gjithashtu nga ecja në të ftohtë. Në fakt, përveç mbajtjes në formë pa përpjekje të tepërt fizike, trupi mësohet gjithashtu me temperatura të ulëta, për pasojë shanset për kontraktimin e sëmundjeve sezonale janë më të pakta. Ecja 30 minuta në ditë forcon sistemin imunitar.

I ftohti përshpejton metabolizmin

I ftohti përshpejton metabolizmin, pasi trupit i duhen më shumë energji për tu ngrohur. Prandaj, ecja në të ftohtë rrit konsumin e kalorive.

Mbulohuni mirë

Për të ecur në të ftohtë pa u sëmurur ju duhet të mbuloni ekstremitetet: kokën, duart dhe këmbët, sepse këtu është nxehtësia është më e pakët, duke qenë se ka më pak vena.

Vishuni dhe dilni jashtë

Tani nuk keni më justifikime. Vishuni mirë dhe dilni!

Burimi / https://dilei.it/ Revista Psikologjia