Ballina Histori 21 vjetori i themelimit të Brigades 136 “Rugova ” ! – Nga...

21 vjetori i themelimit të Brigades 136 “Rugova ” ! – Nga Tahir Cukaj

 Një e vertetë historike dhe heroike,Rugova si çdo Krahinë e Kosovës rreshtohet në linjën e drejtçlirimit të Kosovës duke respektuar hierarkinë shtetrore dhe duke qendruar në ballë të stuhive dhe sakrificave! Po në ketë ditë Janari rugovasit se bashku me Komandantin e Shtabit Rajonal Rugova z.Smajl Hajdaraj (i cili funkciononte qe nga Muaji Korrik) respektojnë vendimet dhe qendrimet institucionale të shtetit të Kosovës duke mirpritur emrimin e Komandantit të Brigadës 136 “Rugova” zotin Florim Qela! Kosova në luftë dhe në flakëzjarri , vrasje dhe debime të popullates nga shtepit e veta, dhunime e masakrime të njëpasnjëshme bëri që populli ta merr pushkën për ti dalur zot vetvetës! Edhe Rugova ishte ajo që në kohë krize u gjet krah njeri tjetrit për ta liftuar të keqen dhe armiqet e ketij vendi! Smajl Hajdaraj si një burrë i urtive prej një intelektuali dhe veprimtari politik mori guximin dhe besimin e popullit që të jetë në ballë lufte dhe krize! Duke e ndier përgjegjsinë dhe pasojat e pa prituar qe mund ndodhin ne kriza lufte, bëri që në rendin e parë ta kemi mirkuptimin dhe kordinimin e popullit dhe në rast nevoje edhe tê sakrifikohet! 14-Janari – i vitit 1999 rugovasit i gjenë të bashkuar dhe si perfaqësues ushtarak dhe politik Smajl Hajdaraj benë thirrje dhe merr përgjegjsi për unitet duke e mbeshtetur Florim Qelen për Komandant Brigade , si dhe duke respektuar vendimet e Ministrisë se Mbrojtjes që ishte nen udhëheqjen e Ministrit Halil Bicaj! Një qendrim i tillë beri që Rugova eshtë Krahinë burrash dhe trimash , dhe në kohë krizash e mospajtimesh din të merr edhe vendime të menqura për të miren e popullit! Për hir të se vertetes dhe maturisë se pa shoqe që deshmoj në kohë lufte dhe paqe z. Smajl Hajdaraj obligohem që ti falem vepres dhe kontributit të tij të pa shoq prej një miku dhe bashkëluftetari të sinqert! Duke pritur se një ditë do të dekorohet dhe shperblehet nga institucionet e larata shtetrore në befasi në hyrje të baneses se tij shkrepin rafale plumbash mbi trupin e tij duke i marrë jeten në menyren më të poshter nga dora e kriminelit që tani e 18 vite nuk eshtë i zbular rasti e familja e tij jeton në ankth dhe nê humbje shprese! Respekt dhe nder mundit dhe sakrificës se Komandantit dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Smajl Hajdaraj!