Ballina Ravijëzime Dialogu… – Nga Skënder MULLIQI

Dialogu… – Nga Skënder MULLIQI

Dialogu është pika e përbashkët, si vlerë e palëve apo shumë palëve ne bisedime.Për fillim nevoitet , që të jetë qëllimi i mirë, si postulat elementar i palëve në komunikim.Kjo ju jep hapësirë që të bëhët një hap i mirë përpara.Ky hap është i rëndësishëm. Nese dialogu zgjatë shumë  për çështje të caktuara, që palët nuk kan mundësi ti tejkalojnë dallimet kjo pastaj mund të gjeneron keq, dhe mund të keqpërdorët, duke e pru situatën në deri të “dialogu i ngrirë”.Nese shkohet më pole të kundërta , dialogu atrofon .
Kështu duket po ndodhë më dialogun ndërmjet LVV dhe LDK për formimin e organeve të reja, që tre muaj.
Së nga një përplasje e caktuar situata ka metastazuar në diqka më tepër së arritja e marrveshjës për koalicion.Kur bëhën stërgjatje të tilla lindin problemet tjera, të natyrës programore, politike, të interesave, dhe të natyrës ideologjike.Dialogu nuk është ndonjë synim i caktuar, më shumë është mjet , ku nevoitet kompromisi i palëve.E aq më pak në menyrë pretencioze të shprehën dallimet ideologjike ndërmjet dy korpusëve në dialog. Kjo që e theksova duket së
nuk po vlenë shumë për VV dhe as për LDK , që ti tejkalohen të gjitha barrierat, së në pyetje është fati i vendit dhe i gjeneratave të
reja , që të ardhmen ta shohin në vendlindjën e tyre, e jo të ikin sa më largë Kosovës, më motivacion për tu mos u kthyer kurrë! Rrethanë që natyrisht shumë e ndërlikon dialogun, është mungesa e kulturës shoqërore,, pa të cilën kulturë nuk mund të funksionon as demokracia, si vlerë fundamentale në sistemin shumë partiak pluralist.Sikur LVV dhe LDK , kan rënë pre e gjithë kësaj dhe kan rënë pre edhe apatisë intelektuale, apo si mungesë e saj. Gjenerator i konflikteve, apo konfliktit në këtë rast, janë krizat ne shumë pyetje identitare.Natyrisht kur ekziston vullneti i përbashkët  dhe kur përqafohen të gjitha vlerat, edhe arrihet deri të synimi i dëshiruar, për ti formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv. Në Kosovë na nevoitet edhe një dialog i mbrendshem dhe i gjithanshem shoqëror, ku do të trajtoheshein shumë tema , por edhe tema e Identitetit.
Polarizimet kaq të theksuara politike, kan bërë që mos të dialogohet edhe atëherë, kur në pyetje është interesi shtetëror dhe interesi nacional!Kur nuk “dëshirojmë”, ta kuptojmë njeri- tjetrin, në situata delikate, atëherë, për çka dreqi jemi këtu nën këtë nenqiell…!
Secili do të ishte mirë , ti shikon mirë veprimet veta, dhe veprimet e njerëzve për rreth nesh, për të caktuar më mirë misionin qe e kemi, jo vetëm të asaj që e theksuam në këtë kolumne.
Dialog nuk është përshkrim i të vërtetave ,por është vlerësim i këtyre të vërtetave.
Asnjë argument po thuaj , nuk na dhan këto bisedime të stërgjatura midis LVV dhe LDK, që mos të arrihet të bëhën organet e dala nga vota e lirë.Misioni i tyre karshi vendit dhe qytetarëve, është shumë
ofendues, dhe e përjashton logjikën e shtetndërtimit dhe mirëqenjës së përgjithshme shoqërore…!