Ballina Enciklopedi Biznesmeni ofron 9 milionë USD për një eksperiment social

Biznesmeni ofron 9 milionë USD për një eksperiment social

Një miliarder japonez deklaron se do t’u dhurojë gati 9 milionë dollarë kesh përdoruesve në Twitter. Yusaku Meazawa thotë se lëvizja është pjesë e një eksperimenti social, për të parë nëse pagesa do të rrisë lumturinë e atyre që do të marrin paratë.

44-vjeçari Maezawa do t’ia japë paratë 1 mijë ndjekësve të cilët do të përzgjidhen rastësisht, në mesin e atyre që e ripostuan postimin e tij në Twitter të 1 Janarit.

Ai tha se impakti që do të kenë paratë do të monitorohet rregullisht.

“Është një eksperiment serioz social”, tha Maezawa në YouTube, duke shtuar se shpreson që të tërheqë interesin e akademikëve dhe ekonomistëve.

Maezawa, i cili pritet që në 2023 të jetë i pari pasagjer privat që do të fluturojë rreth hënës me SpaceX e Elon Musk, është i njohur për shpenzimet e tij në art dhe në makina sportive.

Afati për ripostimet në Twitter përfundoi mesnatën e 7 Janarit. Fituesit nuk janë bërë ende të ditur.

Maezawa renditet i 18-ti në listën e njerëzve më të pasur në Japoni. Ai e bëri pasurinë e tij si themelues dhe drejtues i Zozotown, një prej dyqaneve më të mëdhenj online në Japoni./tvklan.al