Letërsia bashkëkohore shqipe, i ka disa poet të shquar bashkëkohor, në Kosovë, Martin Camajn, Din Mehmetin, Azem Shkrelin, Ali Podrimjen dhe Rrahman Dedajn, në Shqipëri Fatos Arapin, Dritro Agollin, Ismail Kadarenë, e sidomos Frederik Reshpen etj. Këtij vargu të poeteve elitar i bashkëngjitet edhe Xhevdet Bajraj fuqimisht.
Ngaqë nuk po e bëjnë studiuesit e letërsisë shqipe vlerësimin e Z. Bajraj sa duhet dhe si duhet, i dhashë vetes të drejtë, bazuar në vlerat e tij letrare, me argumente, të vlerësoj ketë krijues elitar, mbështetur vetëm në kritere letrare, larg kritikes së tranzicionit tridhjetë vjeçar, e karakterizuar nga lavdërimi enormë, i pa bazë, apo dhe i asaj të sistemit totalitar pesëdhjetë vjeçar, që ka mëkate të mëdha, sepse letërsinë e vlerësoj edhe në baza ideologjike.
Aq sa e kam mundësinë e ndjekjes së leximit të krijimtarisë së autoreve bashkëkohor të letërsisë shqipe, përmendë këtu edhe disa nga individualitet e fuqishme të letërsisë sonë, në Shqipëri, si Anton Papleken, Hamit Alijn, Skënder Buçpapajn, Mimoza Ahmeti, Luljeta Leshanaku, Ervin Hatipi, Agron Tufa, në Kosovë Eqrem Basha, Basri Çapriqi, Jeton Kelmendi etj.,edhe Xhvedet Bajraj qëndron fuqishëm në ketë radhë poetesh, me tematik dhe strukturë poetike të zgjedhur. Bile, e them më bindje, se Bajraj ka individualitetin, ndër me të fuqishëm letrar. Poezia e tij është elitare dhe sado që është pranuar nga disa krijues tanë dhe nga disa kritikë tanë dhe në botë, ajo nuk është venë në vendin e vet epror që i takon. Këtu, nuk dua të mendoj, se ka anashkalim të qëllimshëm kundrejt poeti Bajraj, edhe pse vërehen tendenca të tilla ndaj tij dhe krejt krijueseve shqiptar më vlerë. Vlerësues i tij, ndër më të mirët është Petrit Palushi, i cili me argumente e vendos Bajrjan në vendin e vet.
Duhet ta themi lirisht, se sapo të biesh në kontakt me poezinë e Z. Bajraj, sapo ta lexosh atë, apo sa po ta rilexosh, tash e më shumë së dy dekada, bindesh lehtë, se kemi të bëjmë më një poet ndër më të shquarit e poezisë bashkëkohore shqipe. Ai dallon shumë si poet, se të gjitha poezitë e tij, në të gjithë librat e tij me poezi: “Copa ime e qiellit”, “Lëngu i Trëndafilave”, “ Vitet që nuk e sollën pranverën”, “ Kur qajnë hardhitë”,” Ca kokrra rrushi të Rahovecit” etj., kanë të njëjtin nivel artistik sipëror. Ato nuk dallojnë nga njëra tjetra si nivel artistik, edhe pse shumica janë antologjike, të tjerat nuk kanë nivel më të ultë, apo të dobët letrar dhe nuk janë përfshi në libër vetëm si numër, çka jo pak ndodh të autoret e tjerë. Pra, mund të themi më siguri të plotë, se Bajraj, përveçse ka një strukturë moderne të poezisë së tij, vargun që e karakterizon muzikaliteti, rima e lirë, pastërtia e strukturës dhe temës, ajo dominohet edhe nga figuracioni i zgjedhur poetik, siç është epiteti fine, krahasimi i mahmitshëm, metafora brilante, simboli postmodern dhe imazhi- poezia e tij është imazhiste dhe pas Frederek Reshpes është njësh.
Tjetër, poezia e Bajrajt, sado që poeti jeton përtej atlantikut në Meksikën e Octavio Pazit nobelist, ka temë dominuese të saj Kosovën. Vargjet e tij, kanë myshtë rrushi të Rahovecit, kanë të mirën tonë të paktë dhe të keqen e shumtë të atdheut tonë. Ato si poezi, kanë identitetin tonë paradoksal, poetikishtë me një poetik elitare. Pjesërisht poezia e tij e ka Meksikën ku jeton poeti prej dekadash.
Le të themi lirisht, se Bajraj është poet i atdheut të vet, si pa kush tjetër, letrarishte. Vargjet e tij janë vargje të dhimbjes së bardhë, të zezë, të kaltër, të kuqe, të hirtë, që i lidh hardhia e rrushit të vendlindjes së poetit dhe verës lëng mrekullie.
Poezitë e tij, dedikuar Kosovës, janë më të mirat që i ka shkruar ndonjë autor shqiptar për të. Në to kemi luftën e fundit dhe barbarin e saj mizore, kemi pas luftën e saj anarkike si pak kund tjetër, e cila na bën ta përbuzim të keqen tonë vërshuese dhe të ndjemë neveri ndaj saj si të askush tjetër poet shqiptar.
Thënë pa u zgjatur, poeti Bajraj është individualiteti, ndër më të shquarit i poezisë bashkëkohore shqipe dhe përfaqësuesi më i denjë i saj në botë.