Ballina Kulturë POEZI QË NUK MUND TË PËRKTHEHET NË ASNJË GJUHË TË BOTËS –...

POEZI QË NUK MUND TË PËRKTHEHET NË ASNJË GJUHË TË BOTËS – Nga Adem GASHI – Kosovë

aty ku bashkohen dy Drí-të
që domethënë dy Drinat
vonohet ca Buuuna

e gjej veten dhe të gjitha dashuritë
midis dherash e ujërash

më shohin nga afër e larg
krijesat kukë-zi me kukëza me sy e pa sy
si të gjitha gjërat e pashpjeguara
në teknikën bardhë e zi

o Zot këtu nis e sos bota
e vrazhda realja e kota
me frymësa e dhésa e ujësa

në kopshtin: PËRJETËSIA