Ballina Kulturë PO BRE, KJANË EDHE BURRI

PO BRE, KJANË EDHE BURRI

Do t´ish rrenë me thânë s´kjanë burri,
kjanë me kângë sa dhe me lotë,
paj, jo bre, as ai s´ka zemër guri,
e zemra dhimbjen nuk ia mbanë dot!

I kjanë shpirti, i kjanë dhe zemra,
si secilit njeri n´k´të Botë,
veç se trishtimin ia përthekon mëndja,
por se syni i mbushet me lotë!

Paj, edhe vaji âshtë fisnikëri,
se fundja, loti del nga palcë shpirti,
dhimbja e shprehun âshtë burrni,
nuk âshtë ligështi kur t´loton syni!

Po edhe unë bre, kjajë, qe besa,
sa me kangë, poaq me lot,
por, shpirtin nuk ma vret rënkesa,
s´ma vrau dje e s´ma vret as n´mot!

Edhe e kjamja e ka një kod,
duhet pak me i pasë edhe hije,
veç se bâni dhe kjajte për ekzod,
kjamje mjerimi, shpresë as një fije!

Mentor Thaqi
09 Kallnor 2020