Ballina Bota DASH: Nuk do të ketë diskutime me Irakun për tërheqjen e trupave

DASH: Nuk do të ketë diskutime me Irakun për tërheqjen e trupave

Uashingtoni kundërshtoi një kërkesë irakiane për t’u përgatitur për të tërhequr trupat nga ky vend, mes tensioneve të rritura në rajon pas vrasjes në Bagdad të gjeneralit të lartë iranian.

Kryeministri irakian Adel Abdul Mahdi e bëri kërkesën për tërheqjen e trupave gjatë një bisede telefonike me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, që pason një votim të parlamentit të Irakut mbi këtë çështje. Kryeministri Mahdi i kërkoi sekretarit të Shtetit të dërgojë një delegacion në Irak për të diskutuar rreth mënyrave për të zbatuar vendimin e parlamentit.

Por zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha sot se çdo delegacion që mund të shkojë në Irak nuk do të diskutojë për tërheqjen e trupave. Megjithatë shtoi zëdhënësja, duhet hapur një diskutim mes dy qeverive, jo vetëm për çështjet e sigurisë, por edhe për partneritetin ekonomik, financiar dhe diplomatik.